Fermeri: Me programin e PD fermerët shikojnë dritë pas 12 viteve…

Fermeri: Me programin e PD fermerët shikojnë dritë pas 12 viteve…

Fermeri nga Berati, Adem Muça, theksoi se me programin e koalicionit PD-ASHM të gjithë qytetarët shikojnë një dritë jeshile në fund të tunelit në 12 vite errësirë që ka kaluar vendi.
Ai tha se një pjesë e madhe e fermave në Qarkun Berat janë të mbyllura për arsye se këta qytetarë kanë emigruar për një jetë më të mirë.

Muça shtoi se investimet financiare që BE i ofroi qeverisë shqiptare për bujqësinë nuk përfunduan tek fermerët por sipas tij tek oligarkët.

“Në këtë takim elektoral dua të diskutoj disa probleme të mëdha që ne kemi hasur këtu në fermat tona këtu në qarju8n tona gjithë 12 viteve të rilindjes. Ne si fermerët na ka munguar totalisht përkujdesjet dhe ndihma e qeverisë në ikje. Një pjesë e fermave tona janë të mbyllura, ku fermerët janë larguar për një jetë më të mirë në vendet fqinjë.

Fermat tona lulëzonin gjatë viteve 2005-2013. Por ky lulëzim nuk vazhdoi më pas viti 2013 sepse mungojnë subvencionimet në bujqësi në blegtori dhe në pemëtari. Duke pasur parasysh klimën mesdhetare që kemi ne si qark merremi me serat diellore. Serrat janë një punë e lodhshme por kanë rendimentit e tyre po njëkohësisht kërkojnë dhe subvencione. Por kjo qeveri jo që nuk na dha subvencione por kur kishte vit elektoral na ofronte patronazhistë aty që të na merrte kartë identiteti dhe numrin që ta na jepte një lëmoshë.

Këto ishin marifetet e këtyre rilindësve dhe militantëve e të ashpër. Na kushtëzonin dhe me disa kritere të tjera që gjasme i kërkonte BE, që duheshin të kishim10 dynym bashkë gjojan që të ndërtonim sera. Serat duheshin të larta 2.8 metro, gjë që neve as shtëpitë nuk i kishim aq të larta. Rilindja kishte tjetër qëllim këto financimet e BE-së nuk përfunduan asnjëherë tek bujqësia tek blegtoria apo tek ullishtës por përfunduam, tek këta oligarkët e vegjël që nuk kishin të ngopur dhe me ndërtimin e serave dhe fondet e BE-së.

Duke lexuar programin e aleancës për Shqipërinë Madhështore shohim një dritë përpara këtij tuneli të errët 12 vjeçar. Dhe në saj fermerë të të gjitha bindjeve politike se s’ka bindje atje të majtë të djathtë kërkojmë nga ju z.Berisha se shpresat janë tek PD sepse ajo i ka dhënë prova”, tha Muça.

Share it :