Kalaja: SPAK të hetojë çifitin kryeministror, grabitën tokën-shtet në Surrel! Linda Rama ia kishte vënë syrin që në 2008
Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, GJKKO, që të detyrojë SPAK të regjistrojë kallëzimin penal për çiftin kryeministror Linda dhe Edi Rama, lidhur me grabitjen e pronës shtetërore në Surrel.
Nga GJKKO, Kalaja tha se në regjistrat e Kadastrës rezulton se prona ku janë ndërtuar sarajet e çiftit Rama, ka qenë e shtetit, ndërsa qëllimi i Linda Ramës që më 2008 ka qenë përvetësimi i kësaj prone me një çmim të papërfillshëm, në krahasim me vlerën e tregut.
“Në shtator 2024 kemi kallëzuar në SPAK vjedhjen mafioze të pronës shtetërore në Surrel ky çifti ka kryer ndërtimin e sarajeve në mënyrë të paligjshme. Dumani, në rastet e familjes kryeministrore, e kalon për kompetencë në Prok. eTiranës. Sapo u informua, vendosi mos flillimin e çështjes.Vendimi për mosfillim është për një afat 15 ditor. Në kundërshtim me ligjin ka nisur mosfillimin e çështjes edhe duke marrë konfliktin e interesit, që kishte drejtuesi Arenc Çela me gjyqtaren Arbena Ahmetaj, që kishte dhënë vendimin. Ne e ankimuam vendimin dhe Gjyk. e Tiranës, e cila vendosi që çështjen ta kalojë në SPAK, pasi vlerëson se kallëzimi është kompetencë e SPAK. GJKKO të zbatojë ligjin dhe ketë çështje ta delegojë në SPAK, duke i treguar detyrat përkatëse për këtë çështje, duke bërë që hetimi të shkojë deri në fund.
Kryeministri Rama ka kohë që lavdëron Dumanin dhe ka të drejtë, sa kohë që Dumani në shkelje të detyrës e falsifikim të provave e dosjeve penale që meriton të gjykohet Rama, i mbyll çështjet dhe i kalon për kompetencë në prokuroritë që s’është kompetencë e tyre. Më 27 shkurt, prok. e Tiranës vendos mosfillim hetimi pas 6 muajsh. Dumani nuk e mbron dot se faktet e provat janë aty, ne do t’i shkojmë deri në fund. Se mbron vendimin e gjyqtares Arbena Ahmetaj, që është bashkëshortja e Arenc Çelës. Ky vendim shpreh qartë se edhe avokatura e shtetit s’ka kryer ankim siç e kërkon ligjin.
Dumani s’e mbron dot Linda e Edi Ramën që më 2008, Linda i kishte vënë syrin kësaj prone të lakmueshme, që ka qenë pronë shtet. Nga një pronë shtet, ka kaluar në mënyrë të paligjshme te çifti kryeministror. Dhe Dumani se shikon që është object e subject i SPAK. Nga ky veprim i Lames kur drejtonte Kadastrën, prona nga emërtimi shtet kalon në 2-3 duar si blerës e më pas kalon te Linda Rama. Kadastra e evidenton se është pronë shtet dhe që është grabitur në mënyrë kriminale nga çifti Rama. GJKKO të detyrojë SPAK të regjistrojë kallëzimin penal, pasi as Dumani as tjerë s’e mbrojnë dot çiftin Rama, pas 12 majit do dalin para ligjit dhe prokurorët e gjyqtarët që mbrojnë krimin e korrupsionin”, tha Kalaja.