Berisha uron Pashkën nga Dibra: Ngjallja është shpresa, është përjetësia e jetës, e vlerave, e njeriut!
Nga Dibra, ku prezanton kandidatët e PD-ASHM, lideri demokrat Sali Berisha ka uruar festën e Pashkës, një festë që sipas tij, simbolizon shpresës, përjetësinë e jetës dhe vlerat njerëzore.
Gjatë fjalës së tj përpara qindra dibranëve në takimin entuziazëm, Berisha tha se prezenca e tyre është një mesazh triumfi dhe fitoreje që u përcillet shqiptareve në Shqipëri dhe kudo në botë.
“Të dashur dhe të nderuar dibrane dhe dibranë, të pranishëm në këtë sallë, qindra të tjerë jashtë kësaj salle dhe të gjithë banorëve fisnikë të këtij qarku, Peshkopisë, Bulqizës, Matit, përshëndetjet e mia më vëllazërore, mirënjohjen time më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme.
Për këtë mesazh triumfi dhe fitoreje që ju u përcillni shqiptareve dhe shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.
I dashur zoti Xhelal Mziu, udhëheqës politik i qarkut të Dibrës, të dashur kryetarë të degëve të PD në Peshkopi, Dibër dhe Mat, të dashur kandidatë për deputetë të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore për qarkun e Dibrës, bij dhe bija të shquar të këtij qarku, përfaqësues tuaj dinjitozë, krenari e vërtetë kombëtare për Dibrën, Bulqizën, Matin dhe mbarë Shqipërinë.
Sot ky entuziazëm, ky optimizëm i juaji, dhe i gjithë qarkut, është dëshmia më madhore e pranverës dibrane të demokracisë. E fitores së 11 majit.
Sot ne mblidhemi ndërkohë që vëllezërit dhe motrat tona të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, kudo që ndodhen, festojnë nesër ngjalljen e Krishtit, festojnë Pashkën.
Le t’u urojmë nga zemra gëzuar festën.
Ngjallja është shpresa, është përjetësia e jetës, e vlerave, e njeriut”, tha Berisha.