ritje entuziaste për Sali Berishën, demokratët e presin me makina në ‘Rrugën e Arbrit’ për ta shoqëruar në Dibër

Pritje entuziaste për Sali Berishën, demokratët e presin me makina në ‘Rrugën e Arbrit’ për ta shoqëruar në Dibër

Teksa PD pritet të zhvillojë takimin në Qarkun e Dibrës, ku do të prezantojë kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dibranët i kanë rezervuar një pritje madhështore kryedemokratit Sali Berisha.

Demokratët dhe simpatizantët e PD kanë zgjedhur ta surprizojnë liderin e së djathtës shqiptare me një varg të gjatë automjetesh në Rrugën e Arbrit, të cilët janë vendosur në anë të rrugës për të shoqëruar kryetarin Sali Berisha dy orë përpara takimit të planifikuar në orën 11.00.

Radha e gjatë e automjeteve, disa prej tyre të mbuluar nga flamuri i PD dhe flamuri kuq e zi, është shoqëruar edhe nga të rinjtë që presin ardhjen e liderit demokrat, teksa përshëndesin edhe kalimtarët me përshëndetjen demokrate.

Zyra e Shtypit pranë PD, ka njoftuar më herët se ‘në ora 11:00, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, prezanton kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për qarkun Dibër’.

Share it :