Gjin Gjoni: Lutem me zemër që Pashka tjetër ti gjejë shqiptarët më mirë në çdo drejtim

Gjin Gjoni: Lutem me zemër që Pashka tjetër ti gjejë shqiptarët më mirë në çdo drejtim

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook ne ditën e Festës së Shenjtë të Pashkës.

“Sot në festën e shenjtë të Pashkës zgjodha të vij në Mirditë në Tokën e Katedraleve, aty ku Pashka nuk është thjeshtë festë, por është ndjesi, është trashëgimi”, shkruan ai në postimin e tij.
Mesazhi

Në Mirditë Pashka nuk është festë, por është ndjesi!

Sot në festën e shenjtë të Pashkës zgjodha të vij në Mirditë në Tokën e Katedraleve, aty ku Pashka nuk është thjeshtë festë, por është ndjesi, është trashëgimi.

Unë lutem me zemër që kjo ditë e shenjtë të sjellë sa më shumë begati e harmoni në familjet e mbarë shqiptarëve.

Atdheu dhe Feja në shekuj kanë qenë busull orientimi për mirditorët e malësorët të cilët as pas vitit të mbrapshtë 1967 nuk hoqën dorë nga kisha as nga praktikimi i fesë të parëve të tyre.

Djemtë mirditorë shumë kisha shekullore i kanë rikonstruktuar me fondet e veta, pasi për malësorët kisha, ka qenë strehë dije, strehë edukimi dhe harmonie fetare, pasi siç ka thënë korifeu ynë Gjergj Fishta në vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë.

Lutem me zemër që Pashka tjetër ti gjejë shqiptarët më mirë në çdo drejtim.

Share it :