Berisha: Rama hap shishe vere 33 mijë euro dhe blen Kopshtin e Edenit 5 mln sepse është i biri i të atit…

Berisha: Rama hap shishe vere 33 mijë euro dhe blen Kopshtin e Edenit 5 mln sepse është i biri i të atit…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Puka ku ka prezantuar kandidatë e PD-ASHM për 11 majin, deklaroi se, beteja e 11 Majit është beteja më epike, është beteja më legjendare që njerëzit e lirë kanë bërë kundër hajdutëve. Gjatë këtij takimi madhështor, Berisaha ka paraqitur edhe pjesë të programit qeverisës të opozitës.

“Pra, miq kjo betejë është një betejë kundër kësaj humnere që këta thelluan duke vjedhur shqiptarët çdo ditë e më shumë.

Sepse rrogat e larta i rritën, i trefishuan, i pesëfishuan.

Sot jemi i vetmi vend që di unë, në Europë dhe në botë, ku një zyrtar merr 30-40 pensione rrogë. Merr 7 mijë euro rrogë.

Nuk ndodh kund në botë.

Pra, çfarë duhet të bëjmë ne?

100 ditët e para, jam këtu për t’u dhënë fjalën e nderit se në Pukë, se në Shqipëri nuk do ketë pension ndën 200 euro.

Nuk do ketë ndihmë ekonomike nën 200 euro.

Nuk do ketë pagesë papunësie nën 200 euro.

Pensionet e tjera do rriten me 20 përqind dhe rroga minimale do kalojë në 500 euro.

Çfarë bëjmë ne me këtë? Ne me këtë u kthejmë paratë ju? U kthejmë paratë qytetarëve se paratë janë tuajat.

Dhe jo vetëm kaq, por çdo pensionist dhe çdo rrogëulët do ketë kartën e konsumatorit. Kjo do të thotë se ushqimet dhe gjërat bazë do i blini me 20 përqind më pak çmimin. Do merrni mbrapsht TVSH-në.

Nafta do zbresë në nivelin e çmimit në Kosovë dhe Maqedoni.

Më shkruante një mik dje, po kthehem nga Maqedonia, mbusha makinën, çmimi i naftës 1 mijë e 30 lekë. Këtu 1 mijë e 700 lekë.

Kjo sepse Edi Rama u taton ju në naftë 1.1 euro në çdo litër naftë.

Miq, mund të ndodhë t’u thotë ndonjë mik i juaji se Berisha e ka për politikë.

Jo, i thoni, po ta kishte për politikë, nuk do e dërgonte ligjin para një viti në parlament për minimumin jetik.

Po të votohej, fitonte ai që e votonte, ai që kishte shumicën. Ne sigurisht e propozuam, por meritën e merrte ai.

Edhe para dy javësh e ftova, hajde mblidh parlamentin ta votojmë, se nuk dua merita, por dua që shqiptarët të trajtohen me dinjitet. Më thoshte Muharrem Gashi nga Puka, punova 45 vjet, marr 67 mijë lek pension.

Kjo duhet të marrë fund ndaj dhe ne do u rikthejmë paratë ju.

Ku do gjenden? Beteja e 11 Majit është beteja më epike, është beteja më legjendare që njerëzit e lirë kanë bërë kundër hajdutëve.

Këto para janë që të gjitha, por problemi është se i vjedhin.

Sepse nuk do zhduken më 130 milionë euro me djegësin e Tiranës. Dhe paratë nuk i kanë marrë as drejtorët, as supervizorët, paratë i ka marrë vetëm ai që firmosi për to dhe me ligj është i detyruar të kontrollojë çdo sasi, dhe ky është Edi Rama.

Dhe këto janë 130 milionë.

Paratë do i gjejmë sepse nuk do përzëmë ne për dufe dhe inate personale pronarë televizionesh siç ka ndodhur me Beketin dhe të gjobitet Shqipëria 110 milionë euro.

Kryeministri i vendit nuk do mund të udhëtojë më me avion në dispozicion. Jo, do udhëtojë si ju me avionë të linjave të zakonshme. Por të shpenzosh 21 milionë euro për dy vite në 140 udhëtime, do të thotë se je i pashpirt, do të thotë se ka të verbuar luksi dhe pasuria dhe nuk të bie ndërmend se ekzistojnë qytetarët dhe hallet e tyre.

Nuk do të hapë kurrë kryeministri shishe vere 33 mijë euro.

O miq, shishen e tillë e hap një njeri pa moral, i cili nuk ngurron për të blerë Kopshtin e Edenit në oborrin e pasëm të kryeministrisë 5 milionë euro, të cilin nuk e ka blerë as mbreti i Anglisë, as perandori i Japonisë, as presidenti i SHBA apo kancelari i Gjermanisë.

E blen kryeministri i vendit më të varfër, i qytetarëve me rrogat më të ulëta, i pensionistëve me pensionet më të ulëta.

E blen se është i biri i të atit, i cili i urren njerëzit.

I cili është mëkuar me urrejtje për njeriun.

I cili është mëkuar në fëmijër i me urrejtje për të tjerët dhe me karta banka për sërën e tij.

E bën një njeri për të cilin nuk ekzistojnë të sëmurët, nuk ekzistojnë sëmundjet.

Që duke vjedhur, lë spitalet pa ilaçe.

Deklaroi se ajo që ndodhi në onkologjik është krim kundër njerëzimit dhe nuk merr asnjë qindarkë nga arka e shtetit për t’i dhënë fund atij krimi kundër njerëzimit. Po aty krimi kundër njerëzimit vazhdon e vazhdon”, u shpreh Berisha.

Share it :