Doris Pack i kërkon BE-së të reagojë ndaj deklaratave të Edi Ramës
Presidentja e EPP Women dhe ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, ka reaguar e shqetësuar nga deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Doris Pack ka shpërndarë në rrjetin X një video të Ramës i cili u drejtohet qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia më 11 Maj nëse nuk ia japin votën PS-së.
Pack i bën thirrje BE-së të reagojë për komentet shqetësuese të kryeministrit shqiptar pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.
“Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka lëshuar mesazhe shqetësuese publike: “Nëse nuk më votoni, mos dilni fare nga shtëpia”!
Ndonjë reagim i BE-së?”, shkruan Doris Pack.