Flamur Hoxha: Më 11 maj nis fundi i një regjimi që nuk e deshi kurrë këtë vend!

Flamur Hoxha: Më 11 maj nis fundi i një regjimi që nuk e deshi kurrë këtë vend!
Në fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve për deputet të PD, në Kukës, drejtuesi politik i këtij qarku Flamur Hoxha, tha se Tropoja, Hasi dhe Kukësi, nuk janë qytete të varfra, por të vjedhur dhe të braktisur nga qeverisja 12-vjeçare e Ramës.

Hoxha theksoi se më 11 maj nis kthesa, fillimi i ndryshimit që, sipas tij, do t’i rikthejë dinjitetin qytetarëve dhe do të sjellë një Shqipëri normale dhe evropiane.

Flamur Hoxha: Përshëndetje Tropoja, Hasi, Kukësi!

I nderuar kryetari i partisë, lideri ynë, Doktor Berisha!

Të nderuar kandidatë, qytetarë të Shqipërisë dhe diasporës. Kukësi nuk është i varfër. Është i vjedhur, i shpërdoruar, i lënë pas nga një qeveri për 12 vite, e cila ka ndërtuar fasada në Tiranë dhe kudo dhe ka lënë gërmadhë veriun tonë. Qarku i bujarisë, i sakrificës, i qëndresës që për gjysmë shekulli i ka dhënë Shqipërisë miliarda euro energji dhe shfrytëzim të burimeve minerale është shndërruar në braktisje.

Mijëra familje jetojnë me lemoshën e ndihmës ekonomike. Në qytetin ku burimi i ujit është kudo, uji në rubineta vjen vetëm 2 orë në ditë. Shërbimi mjekësor nga banorët merret falë Kosovës afër nesh. Shkollat e nxënësit janë të braktisur.

Nga Kukësi ikin njerëzit, ikën rinia ikën e ardhmja. Por nuk është vetëm ikja, është shuarja e çdi arsyeje për të qëndruar në këtë vend. Shteti ynë vjen vetëm për një gjë, vetëm për votat, pastaj zhduket e më pas sjell propagandë dhe tallje. Nuk ka spot televiziv që përçon dhimbjen e atij që përcjell me dhimbje të birin me gomone drejt Londrës. S’ka fasadë që i përçmon dhimbjen e një shteti që i sheh si numër jo si njeri. Por kjo nuk do të zgjasë më. Sepse kësaj radhe rezistenca ka një datë. Data 11 Maj. Kësaj radhe kemi një alternativë të qartë, një program që flet për dhembshurinë. Flet për njerëz të zakonshëm. Karburant deri në 35% më lirë, si vendet e rajonit.

Pensionin mbi 200 euro dhe rritje me 10 %. Minimumi jetik mbi 200 euro për çdo të papunë.

Taksë e sheshtë, ulje e tatimit të vlerës së shtuar.

Mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë.

Investime në shëndetësi, arsim dhe në infrastrukturë në çdo zonë të banuar.

Kemi një vizion të qartë për një Shqipëri normale për një Shqipëri evropiane, për një Shqipëri Madhështore.

Kemi një lider që nuk e ka harruar Kukësin kurrë.

Sali Berisha ka qenë gjithmonë aty, aty ku duhet, në krah të njerëzve. Ka ndërtuar Rrugën e kombit. Ka sjellë zhvillimin dhe do ta bëjë atë sërish. Më 11 Maj, nga Kukësi nis kthesa, nis fundi i një regjimi që se deshi këtë vend kurrë. Nis fitorja që do t’i kthejë secilit dinjitetin.

Më 11 Maj, Tropoja, Hasi dhe Kukësi do të votojë sërish blu.

Do të votojë Partinë Demokratike të Shqipërisë. I gjithë vendi do të votojë numrin 1, për Shqipërinë, për shqiptarët me fitore, fitore, fitore!

Faleminderit.

Share it :