Demokracitë më të forta të botës në 2024/ Shqipëria mbetet jashtë renditjes

Demokracitë më të forta të botës në 2024/ Shqipëria mbetet jashtë renditjes

Indeksi i Demokracisë për vitin 2024 ka zbuluar një rënie të ndjeshme të standardeve demokratike në mbarë botën, duke shënuar pikën më të ulët që nga viti 2006. Sipas të dhënave, vetëm 45% e popullsisë globale jeton në një demokraci, ndërsa 39% jetojnë nën regjime autoritare dhe 15% në regjime hibride.

Pavarësisht faktit që viti 2024 solli numrin më të madh të zgjedhjeve në historinë moderne, demokracia po përballet me sfida serioze. Kjo rënie e madhe është reflektuar edhe në renditjen e fundit të shteteve më demokratike në botë, të publikuar përmes Indeksit të Demokracisë.

Shtetet më demokratike sipas renditjes janë:

  1. Norvegjia
  2. Zelanda e Re
  3. Suedia
  4. Islanda
  5. Zvicra
  6. Finlanda
  7. Danimarka
  8. Irlanda
  9. Holanda
  10. Luksemburgu
  11. Australia
  12. Tajvani
  13. Gjermania
  14. Kanadaja
  15. Uruguaji
  16. Japonia
  17. Mbretëria e Bashkuar
  18. Kosta Rika
  19. Austria
  20. Mauritius
  21. Estonia
  22. Spanja
  23. Republika Çeke
  24. Portugalia
  25. Greqia
  26. Franca
  27. Malta
  28. SHBA
  29. Kili
  30. Sllovenia
  31. Izraeli
  32. Koreja e Jugut
  33. Letonia
  34. Belgjika
  35. Botsvana
  36. Lituania
  37. Cabo Verde
  38. Italia
  39. Polonia
  40. Qipro

Në këtë listë siç duket mungon Shqipëria, e cila nuk arrin të përfshihet mes 40 vendeve më demokratike të botës. Vendi vazhdon të përballet me probleme të vazhdueshme në sundimin e ligjit, pavarësinë e institucioneve, lirinë e medias dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor. Këto faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në përkeqësimin e perceptimit dhe vlerësimit të demokracisë në Shqipëri, duke e lënë jashtë renditjeve të vendeve me standarde të larta demokratike.

Share it :