Këlliçi: Fryma e fitores është kudo! Qytetarët besojnë te ndryshimi
Teksa vijojnë takimet në terren në kuadër të fushatës zgjedhore, Belind Këlliçi ka ndarë përmes një postimi në facebook, mesazhin optimist porsa i përket atmosferës entuziaste që po përjeton, bashkë me kandidaten Ilda Zhulali.
Ai thotë se qytetarët janë gjithnjë e më të angazhuar, plot energji dhe besim për ndryshimin që po afron.
Sipas Këlliçit, shpresa është rikthyer dhe fryma e fitores tashmë ndihet në çdo rrugë, çdo tavolinë dhe çdo takim me qytetarët, të cilët presin me padurim një realitet të ri politik.