Muçollari: Siguria ushqimore është kthyer në emergjencë kombëtare

Muçollari: Siguria ushqimore është kthyer në emergjencë kombëtare

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim të posaçëm për çështjen e sigurisë ushqimore në vend. Në këtë aktivitet, u theksua rëndësia jetike që ka kontrolli ushqimor për shëndetin e qytetarëve dhe për të ardhmen e bujqësisë shqiptare.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, gjatë fjalës së tij, u shpreh se mungesa e vëmendjes nga ana e qeverisë ka çuar në një situatë alarmante. Ai solli në vëmendje pasojat që kjo papërgjegjshmëri ka sjellë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në prodhimet vendase.

Në vijim, Muçollari paraqiti një panoramë të qartë të problematikave aktuale dhe propozimet konkrete të PD-së për zgjidhjen e tyre.

Fjala e Muçollarit

Të dashur qytetarë, i nderuar Prof. Dr. Berisha,

Sot jemi mbledhur për të diskutuar një problem të hershëm që vjen nga koha e Partisë Demokratike, ndonëse ndoshta jo aq i zhurmshëm sa çështje të tjera që kanë ndodhur ndër vite problemi i sigurisë ushqimore.

Po jetojmë në një kohë pasigurie: pasiguri për jetën, për pronën. Një ditë të bukur, dikush vendos të kalojë një projekt, dhe për pasojë shumë qytetarë kanë mbetur pa çati mbi kokë. Kemi pasiguri në arsim, pasiguri në sistemin shëndetësor, dhe ndër këto, ndoshta jo aq e zhurmshme por po aq e rëndësishme, është pasiguria ushqimore.

Kjo është një çështje që, sipas mendimit tim, është ndër më të fresktat dhe më shqetësueset, pasi po troket në çdo familje shqiptare, në tryezat tona, në jetën e fëmijëve tanë. Ushqimi që konsumojmë çdo ditë është kthyer në një rrezik, dhe kjo ndodh për shkak të papërgjegjshmërisë së një qeverie që prej më shumë se një dekade nuk ka bërë asgjë në lidhje me këtë çështje.

Për ta ilustruar më mirë këtë papërgjegjshmëri, sot do të paraqesim para jush denoncime të bëra nga gazetarë, ekspertë, si dhe raportime nga institucione serioze të Bashkimit Evropian.

Vetëm gjatë vitit 2024, do ju ftoj të ndiqni me kujdes një video që tregon se çfarë ndodh në tregjet tona dhe në Shqipëri në tërësi. Siç do ta shihni, kjo është situata reale dhe këto janë vetëm një pjesë e vogël, vetëm ato që janë raportuar.

Jo vetëm që qeveria ka dështuar të ofrojë siguri ushqimore, por ka trajtuar Agjencinë Kombëtare të Ushqimit si një plaçkë lufte që herë pas here i jepet aleatëve dhe klientelës së saj politike. Së fundmi, drejtimin ia ka dhënë një shërbëtori të bindur.

Ky institucion është kthyer në një grumbull gjobëvënësish, që përveç gjobave, janë përfshirë edhe në krime ekonomike e pastrim parash në mënyra të dyshimta. S’ka arsye tjetër që të mos e quajmë këtë një rrjet korrupsioni. Kjo është arsyeja pse AKU ka dështuar.

Mungesa e vëmendjes së qeverisë ndaj këtij institucioni, ndaj laboratorëve, ndaj cilësisë së ushqimit, jo vetëm që ka rrezikuar jetën tonë, por ka dëmtuar edhe prodhimet e fermerëve shqiptarë që synojnë eksportin në BE.

Partia Demokratike e ka evidentuar këtë problem prej kohësh, si një çështje që prek shëndetin publik të qytetarëve dhe të ardhurat e fermerëve shqiptarë.

Ndërkohë që kryeministri shpenzon 5 milionë euro për një instalacion për të qetësuar nervat e veta, me të njëjtën shumë mund të ndërtoheshin dy laboratorë të sofistikuar për kontrollin ushqimor. Kjo është papërgjegjshmëria e kësaj qeverie. Jemi në kushtet e një emergjence kombëtare.

Partia Demokratike propozon dhe angazhohet që çështja e sigurisë ushqimore të trajtohet si çështje e sigurisë kombëtare.
Siguria ushqimore është e barabartë me sigurinë kombëtare.

Zgjidhjet që ofron Partia Demokratike janë të qarta:

Angazhim për garantimin e sigurisë ushqimore si pjesë e sigurisë kombëtare.
Forcim i bashkëpunimit ndërsektorial për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Një qasje e integruar që përfshin shëndetin publik, bujqësinë, veterinarinë dhe mbrojtjen e mjedisit…

Share it :