Meloni mirëpret Viktor Orban

Meloni mirëpret Viktor Orban

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në një takim zyrtar homologun hungarez Viktor Orbán, duke e bërë atë liderin e parë botëror që ajo pranon në një takim të tillë gjatë këtij mandati.

Orbán, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra euroskeptike dhe pozicionin e tij kritik ndaj ndihmës për Ukrainën, është një figurë që shpesh ka shkaktuar ndarje të thella brenda Bashkimit Europian.

Ai ka paralizuar procese të rëndësishme vendimmarrjeje në BE dhe është një mbështetës i hapur i Donald Trump dhe politikave të tij kundër integrimit evropian.

Një vizitë me kujtesa dhe mesazhe politike

Përtej natyrës “mirësjellëse” të vizitës, prania e Orbán në Romë ka një rëndësi të veçantë simbolike. Marrëdhënia mes tij dhe Melonit është e hershme dhe e ngrohtë.

Kjo vizitë shihet nga disa si një akt nderimi për atë miqësi të hershme dhe të qëndrueshme, por vjen në një moment të ndjeshëm politik në Europë, ku aleancat e brendshme po rivlerësohen përpara zgjedhjeve europiane dhe vendimeve për të ardhmen e udhëheqjes së Komisionit Europian.

Viktor Orbán mbetet një aleat i ngushtë i liderit të Lega Italia, Matteo Salvini, me të cilin ndan qëndrime të forta kundër shtresës drejtuese të BE-së.

Share it :