Berisha: Ky është një kushtrim për çdo shqiptar që me 11 maj të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë
Gjatë fjalës së mbajtur në Selanik, lideri i opozitës Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që janë, që në 11 maj të votojnë për shpëtimin e Shqipërisë.
‘Ky është një kushtrim për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut në Polin e Veriut, nga një skaj i botës në skajin tjetër? Nga njëra anë e Greqisë në anën tjetër, që me 11 maj të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë’, theksoi Berisha.
Pjesë nga fjala
Të dashur miq, Shqipëria këto 12 vite ka njohur të këqija që nuk i mban vendi në tërë historinë e saj. Asnjë pushtues, asnjë epidemi, asnjë zi buke, nuk ka arritur në 12 vite të pakësojë shqiptarët me 45% të kombit, siç ka arritur regjimi i Edi Ramës.