Kontrata e lobimit në SHBA/ Abilekaj: Pse duhet ta verifikojë SPAK-u? I vetmi shpjegim është se u urdhërua nga Rama për ta përdorur në fushatë
Gazetari dhe analisti i njohur Enton Abilekaj reagon lidhur me deklaratën e SPAK se ka nisur verifikimet lidhur me kontratën e lobimit të PD –së me ‘Continental Strategy’
Në një reagim në facebook Abilekaj ngre pyetjen: Pse duhet ta verifikojë SPAK-u kur kjo nuk është kontratë partie dhe nuk është depozituar, të paktën deri tani, në KQZ.
“I vetmi shpjegim është që ta ketë urdhëruar Edi Rama për ta përdorur në fushatë elektorale” nënvizon Abilekaj
Postimi në fb
Për kontratën e lobimit në favor të PD-së, mund të ketë komente të ndryshme, të paguara dhe të sponsorizuara, apo edhe të natyrshme. Kjo është e kuptueshme, kur një palë kupton se pushteti dhe pasuria nuk po e ndihmojnë të fitojë mbështetjen e SHBA-së si më parë.
Ajo që nuk kuptohet në këtë rast është ndërhyrja e SPAK-ut. Për çfarë arsye ka filluar verifikimin e një kontrate të bërë në SHBA dhe të publikuar nga qeveria amerikane? Çfarë shkeljeje do të hetojë? Kë dhe pse? Ligji parashikon që të hetohen kontratat e partive, pasi ato depozitohen në KQZ. Kjo nuk është kontratë partie dhe nuk është depozituar, të paktën deri tani, në KQZ. Pse duhet ta verifikojë SPAK-u? I vetmi shpjegim është që ta ketë urdhëruar Edi Rama për ta përdorur në fushatë elektorale.