Kuçova i rezervon pritje madhështore Sali Berishës, mijëra qytetarë në shesh në mbështetje të kreut të PD

Kuçova i rezervon pritje madhështore Sali Berishës, mijëra qytetarë në shesh në mbështetje të kreut të PD

Mijëra qytetarë të Kuçovës kanë dalë në shesh, ku mes brohorimave dhe entuziazmit i kanë rezervuar një pritje madhështore liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili pritet të prezantojë programin e PD-së dhe kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore për zgjedhet e 11 majit.

Pamjet tregojnë një interes të madh të qytetarëve për opozitën, duke e parë atë si shpresa e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga rrënimi ku e ka zhytur prej 12 vitesh, narkoqeveria e Edi Ramës.

Kujtojmë se në të gjitha takimet elektorale që ka zhvilluar kryedemokrati Sali Berisha në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, qofshin ato brenda vendit dhe në diasporë, është vënë re një prezencë masive e shqiptarë, të cilët janë derdhur si asnjëherë tjetër në mbështetje të opozitës.

Share it :