Mediu: 11 maji është dita jonë! Shqipëria meriton të jetë madhështore

Mediu: 11 maji është dita jonë! Shqipëria meriton të jetë madhështore

Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, me diasporën në Selanik, mori fjalën edhe kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Mediu theksoi se data 11 maj është dita për ta bërë Shqipërinë madhështore ashtu sic e meriton.
Fatmir Mediu

Ju falenderoj nga zemra për këtë pritje madhështore! Vëllai im në vitin 1991 ashti si ju mori rrugën e emirgimit. Për të ardhur në Athinë. Me ditë të tëra rrinim më zemër të ngrirë duke pritur telefonin se ku ishte. Ashtu si të gjithë ju ëndërroi një jetë më të mirë, një botë më të mirë, jo vetëm për vetën e tij, por për të gjithë familjen tonë. Dua ta falendroj sot atë këtu, ashtu siç dua t’ju falenderoj të gjithë juve, që në çdo moment të jetës tuaj të vështirë, nuk menduat vetëm për veten tuaj, por edhe për familjet tuaja. Ne sot si shqiptar ndjejmë dhimbjen, por edhe krenarinë. Ju nuk e latë Shqipërinë, sepse donit të largoheshit prej saj, por nga varfëria. Qeveria e Edi Ramës në 10 vjet largoi më shumë se 1 mln shqiptar duke kthyer këtë në një politikë të vetën, për të kontrolluar shtetin dhe jetën tonë. Ne të gjithë jemi krenar për ju, por Shqipëria është e pa plotë pa ju. Shqipëria ka nevojë për ju, për dijen tuaj, për përvojën tuaj që nuk është shuar kurrë. Tavolinat dhe sofrat shqiptare sot janë të përgjysmuara, ku në to ulen vetëm prindër pa fëmijë, gjyshe dhe gjyshër pa nipa e mbesa. Shqipëria ka nevoj të kthehet në një vend ku ne të jetojmë të gjithë së bashku dhe të ndërtojmë lumurinë me atë që na ka fal Zoti. Vendin tuaj në Shqipëri e ka zënë varfëria, papunësia, krimi, droga, korrupsioni, pasiguria dhe përbuzja e Edi Ramës dhe qeverisë socialiste. Shqipëria është vendi ynë dhe vendi juaj, mos ta lëmë në dorë të krimit të korrupsioni, të papërgjegjshmërisë dhe përbuzjes. Miqtë tanë europian deklaruan, që Europa nuk është pashaportë, por Shqipëria është Europa. Nuk është Europa ajo që na ka mbajtur larg, por qeveria Rama. Data 11 maj është dita juaj dhe jeta jonë e përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë. Le ta kthejmë këtë ditë, në një ditë të triumfit të shqiptarëve që e duan vendin e tyre, të bashkimit tonë, për një Shqipëri me dinjintet, Shqipëria meriton të jetë madhështore. “

Share it :