Ne në krah avokatin e Trump, ti bandat!’ Paralajmërimi i fortë i Berishës për Ramën: Nuk i shpëton dot drejtësisë që po vjen

Ne në krah avokatin e Trump, ti bandat!’ Paralajmërimi i fortë i Berishës për Ramën: Nuk i shpëton dot drejtësisë që po vjen

Edi Rama është tmerruar pas kontraktimit të avokati të Donald Trump nga fondacioni Make Albana Great Again’ për të lobuar në emër të PD-së në qeverinë amerikane.

Duke publikuar një pjesë të fjalës së tij të mbajtur dje në takimin elektoral në Kuçovë, Lideri i PD-së Sali Berisha thekson se Rama dhe grupet kriminale që e mbështesin nuk do i shpëtojnë drejtësisë që po vjen pas 11 majit.

Partia Demokratike me avokatin e Presidentit Trump në krah! Ndërsa Edvini në krah me bandat e tij! Nuk do i shpëtojnë drejtësisë që po vjen!” shkruan Berisha ndërsa publikon videon.
Mesazhi

Këto dy ditë është i tmerruar edhe më shumë, sepse mësoi se Partia Demokratike ka marrë për avokat të kauzave tuaja të drejta, për avokat të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë shqiptarëve, avokatin e presidentit Donald Trump. Në një anë opozita me Chris LaCivitanë, në anën tjetër ai me Vullnet Sinën, një hajdut, një deputet që duhet të dorëzonte mandatin dhe që infektoi Shqipërinë me mallra të skaduara.

Imagjinoni pak, opozita Partia Demokratike, ju të gjithë me avokat, një vigan, avokatin e presidentit Donald Trump, kurse ai me bandat, me Suel Çelën, me Bajrat, me Hajrat, dhe me të tjerë. Dje Berisha deklaroi se grupet kriminale do të shpallen grupe terroriste me datën 12 maj’ tha Berisha.

Share it :