Për KQZ-në dhe Task Forcën e SPAK-ut’/ Këlliçi: Qytetari nga Gjermania denoncon presionin mbi votën

Për KQZ-në dhe Task Forcën e SPAK-ut’/ Këlliçi: Qytetari nga Gjermania denoncon presionin mbi votën

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër rast ku sipas tij partia në pushtet po tenton të patronazhojë votën e emigrantëve shqiptarë në diasporë.

Në adresë të tij ka ardhur një denoncim nga një qytetar në Gjermani, që sipas tij, është telefonuar dhe i është ofruar ‘ndihmë’ në procesin e votimit, si dhe i është kërkuar të deklarojë preferencën

Një tjetër denoncim për KQZ-në dhe Task Forcën e SPAK-ut. Qytetari nga Gjermania denoncon presionin mbi votën. Partia në pushtet tenton të patronazhojë edhe votën e emigrantëve. Çdo orvatje është e kotë’, shkruan Këlliçi.

Postimi:

Një tjetër denoncim për KQZ-në dhe Task Forcën e SPAK-ut.

Qytetari nga Gjermania denoncon presionin mbi votën.

Partia në pushtet tenton të patronazhojë edhe votën e emigrantëve.

Në rastin konkret, emigrantit i ofrohet “ndihmë” ne procesin e votimit si dhe i kërkohet të deklarojë preferencën.
Çdo orvatje është e kotë.
Ndryshimi do të fillojë pikërisht nga diaspora, e dëbuar nga kjo qeveri si kurrë më parë në historinë e Shqipërisë.

Share it :