Petrit Vasili: Rezolute bo*mbe e Partive Popullore Europiane, per krimet elektorale te Edi Rames!

Petrit Vasili: Rezolute bombë e Partive Popullore Europiane, per krimet elektorale te Edi Rames!

Nga Petrit Vasili

Rezoluta i vë vulen veprimeve mafioze kriminale te Rames dhe qeverise gjate fushates elektorale, te cilat po synojne te hedhin ne ere zgjedhje

🚩”Vëzhgimet më të fundit dhe burimet e sipërpërmendura mbërrijnë në përfundimin se zgjedhjet po minohen nga manipulimi dhe abuzimi me pushtetin; se pluralizmi politik po shtypet përmes presionit institucional dhe se shteti ligjor nuk garantohet për shkak të kapjes së drejtësisë dhe pandëshkueshmërisë.”

Rezoluta eshte asgjesuese lidhur me qendrimin se nuk ka anetaresim ne BE me zgjedhje te vjedhura nga Edi Rama.

🚩 “PPE gjithashtu i bën thirrje institucioneve evropiane, OSBE/ODIHR-it dhe Këshillit të Europës që të:

Zbatojnë mekanizmat e kushtëzimit në procesin e anëtarësimit në BE, nëse shkeljet vazhdojnë”.

Shperdorimi kriminal i shtetit nga Edi Rama ne funksion te plaçkitjes se votes eshte lakuriq ne syte e Evropes.

🚩 “Manipulimi elektoral dhe frikësimi
PPE vëren raporte për përdorimin e administratës publike për qëllime politike gjatë zgjedhjeve. Skemat e punësimit, fushatat propagandistike dhe presioni mbi nëpunësit civilë për t’u angazhuar në aktivitete partizane minojnë neutralitetin e shtetit. Blerja e votës dhe frikësimi, përfshirë përpjekjet për të shtypur pjesëmarrjen e votuesve, janë dokumentuar, me ankesa zyrtare të dorëzuara në KQZ dhe organet e drejtësisë”.

Edi Rama dhe te gjithe banditet, qe e rrethojne as nuk do te falen dhe as nuk do te tolerohen asnje grimë per krimet ndaj votes, shtetit dhe demokracise.

Koha e dhenies llogari ka ardhur.

Te gjitha institucionet me te rendesishme politike nga Washingtoni e deri ne Bruksel jane me syte kater ndaj kryebanditit te zgjedhjeve te lira.

Koha e Edi Rames ka mbaruar!

Share it :