Tomorr Alizoti paralajmëron bandat: Mos guxoni të fusni duart tek vota ditën e zgjedhjeve!
Në takimin elektoral në Librazhd, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Tomorr Alizoti u bëri thirrje bandave të krimit që të mos guxojnë të kërcënojnë qytetarët dhe të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre për tu marrë votën. Alizoti paralajmëroi se, PD nuk do lejojë që maskarenjtë të prekin votën e banorëve të këtij qarku por do të jetë një gardiane e saj
“Më vjen mirë që Librazhdi dhe Prrenjasi është në shesh dhe ka vrarë frikën. Çdo e vërtetë ka nevojë për guximtarë. PD është e guximtarëve. Një mesazh për ju që jeni jashtë e cepave. Shkoni nëpër shtëpia, mos guxoni të prekni votat. Mos harroni se kemi mundur baballarët tuaj që kishin tanke e ushtri, Do ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët dhe veni mina. Nuk do t’iu ndahemi kudo që të jeni!
Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë! Ju analfabetë, ju maskarenj. Do t’iu hamë të gjallë. Mos guxoni t’iu shkoni njerëzve nëpër shtëpia natën. Mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve sepse liria e njerëzve është e shenjtë. PD është themeluar nga njerëzit e lirë. Doktor, jepi sepse ty të kanë më shumë frikë”, tha Alizoti.