Fushë Kruja i rezervon pritje madhështore Sali Berishës
Mijëra qytetarë të Fushë Krujës i kanë rezervuar një pritje madhështore liderit të opozitës, Sali Berisha në takimin elektoral të pasdites së sotme.
Mes entuziazmit dhe brohoritjeve të qytetarëve, Berisha do të prezantojë kandidatët për deputetë të PD-ASHM për zgjedhjet e 11 majit.
Kujtojmë se në të gjitha takimet elektorale që ka zhvilluar kreu i PD, Sali Berisha, qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së tij, duke shprehur mbështetjen për opozitën në këto zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.