Përse duhet votuar për ndryshimin në 11 maj

Përse duhet votuar për ndryshimin në 11 maj

Nga Ndricim Kulla

Sot një pesëmijë lekëshe qëndron para nesh si një metaforë që tregon një ndryshim i cili na ka kthyer mbrapshtë. Ajo në simbiozën e saj tregon se çfarë ka ndodhur në këtë vend. Si është përmbysur mirëqenia , si është dëmtuar standardi jetesës, si është rritur inflacioni, si janë rritur çmimet dhe si është ç’vleftësuar pa logjikë ekonomike euro. Dihet se forcimi dhe ruajtja e nivelit të monedhës tone, lekut, do ishte tregues i rritjes ekonomike dhe e zhvillimit, ndërsa e kundërta është tregues i një krize të thellë që po kalon vendi yt.

Merr një pesëmijë lekëshe sot dhe dil qoftë edhe për provë në mëngjes dhe bëj pazar për familjen tënde . Çfarë mund të blesh? Mund të blesh pa e tepruar veçse një të tretën e atyre që blije 12 vjet më parë. Sepse domatet jene dyfishuar, si tashti në pranverë ashtu edhe sezonin dimëror. Sepse mishi e ka kapërcyer dyfishin e çmimit , djathi po kështu, vaji në proporcion me këto rritje et, etj ..Ne qoftë se të qëllon që këtë monedhë ta thyesh në mëngjes për të pirë një kafe, në mbrëmje e ke të vështirë që të gjenden në xhep më mbetjet e saj. I kanë përpirë buka e përditëshne, qepa, salca, vezët , kripa etj, pa të cilat nuk ka gjellë në tenxhere. Mirë rrobat se mund ti sajosh duke i vënë karar nevojave të tua, dhe blenë rroba të përdorura te gabi, por me energjinë elektrike dhe ujin si i bëhet? Si do arrish ti paguash ato sipas afateve të caktuara? Është një stres i përditshëm dhe i pa përballueshëm mbijetese.

Kush dhe si do paguhen faturat e tyre, kur uji dhe drita nuk mund të vijnë më pak se një pesëmijë lekëshe në muaj, sikur kurrë të mos e kesh shtypur butonin e ngrohëses edhe në temperaturat me minus, ose ujin ta kesh përdorur me kursim ekstrem për tu larë dhe gatuar me frena në dorë.

Por sa është mesatarisht pagesa mujore e një pensionisti me pension mesatar ish kooperativist ose qytetar qoftë ky ?

Diku tek katër pesëmijë lekëshe, por edhe më pak

Atëherë si mund të përballohet jetesa e një qytetari shqiptar me katër ose pesëmijë lekëshe në muaj kur një e tillë mund ti rezistoj maksimalisht me të dridhura dhe me të shtrënguar afërsisht një ditë e gjysmë? Po si mund të jetosh për katër javë kur paga që ti si qytetar pensionist apo fshesaxhi qofsh ,nuk merr më shumë pagesë se për të jetuar veç një javë. Por në se edhe 10 ditë pushimi i përjashtojmë nga mundësia për shumicën e pensionistëve dhe njerëzve të varfër dhe me paga të ulëta dhe ata mbeten të dënuar që të mos pushojnë kurrë, çfarë do bëhet me shëndetin e secilit prej nesh qe është i përjashtuar nga mundësia për të shkuar në spitale private dhe aq më shumë që rimbursimi real i ilaçeve për pensionistët dhe të sëmurët është braktisur nga shteti në kontratën me qytetarët?

Mund ta vazhdojmë pafundësisht këtë përshkrim dramatik të një jetese prej skllavi dhe arsyetimin së bashku, se çfarë pasoja katastrofike ka krijuar rënia e nivelit të jetesës si pasojë e çvlerësimit të lekut, rënies së prodhimit dhe rritjes së çmimeve .

Pra gjendja në të cilën ndodhet sot ky pesëmijë lekëshe tregon saktë ekuivalentin e të ardhurave për të përballuar jetën gjithsecili prej nesh.

Dhe ne këtë arsyetim të thjesht dhe logjikë, pa e tejkaluar me shifra të shumta e të pa nevojshme , bëjmë një pyetje të thjesht për të kuptuar më mirë përfundimin e çështjes: Kur ishim më mirë dhe kur kishim më shumë mundësi për të jetuar?

Përgjigja për fat të keq (se duhej të ishte e kundërta) favorizon të djeshmen .Dje ishim me mirë.

Bizneset e vogla prodhonin me shumë.

Shpenzimet për të përballuar arsimin ishin shumë më të lira.

Sot është rritur reklama, por prodhimi vendas ka rënë në mënyrë drastike në humnerë.

Në se dje kishim mundësi, ku nëpër xhepat tanë gjenim edhe ndonjë leke për të blerë libra, që të pasuronim bibliotekat tona për të cilat sot ka nevoja ulëritëse edukimi dhe qytetaria jonë. Por kjo sot është kthyer në një molle të ndaluar dhe edukimi është kriza e krizave që ka pllakosur shoqërinë shqiptare. Nga një sondazh i kryer tre vjet më parë nga një fondacion i huaj rezultonte se , në një milion shqiptarë nuk ishte lexuar asnjë libër. A ka greminë më të tmerrshme se kjo e sotmja ?! Por nuk duhet harruar se ky nuk është vetëm një episod ,por kjo është panorama reale e tërë gjendjes së Shqipërisë së sotme . Paratë e drogës , të korrupsionit , të trafikut të kokainës e kanë ç’vleftësuar sa më s’ka ku të shkoj monedhën tonë lekun ,duke e kthyer në letër dhe kanë zbritur artificialisht pa prodhim dhe forcim ekonomik vlerën e euros. Paratë e pista që prishin në mënyrë të dhunshme hapësirat e gjelbra dhe gërvishtin tokën dhe qiellin bashkë, duke ndërtuar kulla qiellgërvishëse për qejf dhe pa kuptim, kanë krijuar bumerangun e mirëqenies sonë. Ato kanë shkatërruar shtetin dhe kanë rritur shtrëngimin e kufirit të mbijetesës.

Numri i individëve dhe familjeve që kanë zbritur poshtë kufirit të mundshëm të mbijetesës është rritu proporcionalisht me rritjen e çmimeve dhe të inflacionit.

Fatura e shpenzimeve më minimale që duhet të përballoj çdo njeri prej nesh , që është në këmbë dhe ka arritur t’ia dal deri tashti për të marrë frymë , e bën krizën më të ashpër dhe pamundësinë për të jetuar më të thellë.

Dje ishim shume me mire. E sotmja është shumë e vështirë dhe kjo duhet parë me realizëm dhe arsye. Partitë janë në thelb formacione interesash. Inatet dhe qejfmbetjet mbi krye nuk e motivojnë dot kurrë luftën për të gjetur rrugën e së ardhmes. Ne sot jemi në një fushatë elektorale me rëndësi të qartë historike. Vota jonë nuk duhet të niset në mëngjes symbyllurazi për tek kutitë e votimit ,por duhet të ngrihemi në rangun e nivelit të përgjegjshëm të popujve evropian për të vendosur të ardhmen tonë. E keqja e të këqijave të kësaj krize të madhe është qeveria e oligarkëve, e cila me politikat antisociale ka krijuar një realitet globalist me kulla që çajnë qiellin ndërkohë që një popullsi në shumice vuan nivelin e varfërisë. Ne e kemi në dorë që ta përmbysim këtë polarizim drobitës të realitetit që na ka pushtuar. Duhet që fillimisht të arrijmë të djeshmen që na mungon dhe atë ta cojnë përpara dhe me qejfmbetje apo pa qejmbetje duhet pa tjetër që të votojnë ndryshimin

Kur te votojmë duhet te kujtohemi detyrimisht , se çfarë blejmë sot me një pesëmijë lekëshe

Duhet ta harrojmë gjarprin e ideologjisë qe ndoshta të pickon përditë dhe të mbanë të helmatisur dhe votojmë ndryshimin.

Share it :