S’jemi popull argatësh, por bij shqiponjash’/ Gjekmarkaj-Berishës: Pesha e kryqit po bie mbi Ju, na prini!
Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, njëherësh kandidat për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u bëri thirrje qytetarëve jo vetëm të këtij qarku, por të gjithë Shqipërisë të votojnë për PD, si e vetmja mundësi që t’i jepet fund lëngatës 12-vjeçare të narko-pushtetit.
Duke folur në tubimin elektoral në Kurbin, me prezencën e liderit të së djathtës shqiptare, Sali Berisha, Gjekmarkaj tha se më 11 maj, votat e Lezhës, Kurbinit, Mirditës dhe Laçit, ashtu sikurse e të gjithë shqiptarëve, do ë derdhen në kutitë e votimit për t’i dhënë fitoren demokratëve.
“Do jemi më shumë më 11 maj, kur votat e Lezhës, Kurbinit, Laçit, Mirditës dhe të Shqipërisë do të derdhen në kutitë e votimit për t’i dhënë fund lëngatës 12-vjeçare. Në vend që të na mashtronte, turpëroi vetveten, ka nisur të rrëzohet e do bjerë më 11 maj. Do ta zërë poshtë arroganca e peshës së mendjemadhësisë.
Doktor pesha e kryqit po bie mbi ju për të na prirë. Më 12 maj do jemi në këtë shesh për të gëzuar fitoren e PD dhe shqiptarëve. Do të jenë më mirë për ata që thërrasin nënën nënë, e bukën bukë, madje dhe socialistët. Në vend të fasadave e ndërtesave të braktisura premtoj se do të jetë të gjallëruara më njerëz brenda. Shqiptarët do të lindin e rriten në Shqipëri.
Ne s’jemi popull argatësh, por bij shqiponjash. Kemi një shëndetësi që pasuron oligarkët. Qeveria e korrupsionit fletpa bukë për indeksimin e pensioneve që s’u premton rritjen e pensioneve. Shqipëria është rebeluar nga mjerimi, me paratë që do të shumëfishojmë do mbështesim fermerët e zonës e të gjithë Shqipërisë. Nëse do me të vërtet atdheun mund ta qeverisësh. Historia e Sali Berishës, s’është thjesht historia e një politikani, por hipoteka e çdo shqiptari që i duhet sot Shqipërisë”, tha Gjekmarkaj.