Amerikanët në fushatën e Berishës, Philip Griffin: Votoni dhe bëni histori me Berishën si amerikanët me Trump
Deklarata e Philip Griffin në Has:
Uau! Çfarë pjesëmarrje e mrekullueshme!
Ju sjell përshëndetjet e mia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe jam këtu për t’ju thënë se Amerika është shumë e interesuar për atë që po ndodh këtu në Shqipëri, dhe veçanërisht për zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj.
Tani, ne bëmë pak histori në Shtetet e Bashkuara në nëntorin e vitit të kaluar. Ndoshta keni dëgjuar diçka për këtë. Socialistët në Amerikë tentuan të përdorin sistemin ligjor për të shkatërruar Donald Trump. Por Donald Trump dhe populli amerikan nuk e lejuan këtë.
Dhe kam dëgjuar se socialistët këtu në Shqipëri po përdorin të njëjtat marifete. Por Dr. Berisha nuk do të ndalojë së luftuari derisa të marrë Shqipërinë mbrapsht nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.
Tani, e kam thënë këtë shumë herë për Dr. Berishën, por tani që ai është përpara meje, duhet t’ia them drejtpërdrejt: Dr. Berisha, kam qenë i përfshirë në politikë për 40 vjet. Ju jeni njeriu më punëtor që kam parë ndonjëherë në politikë. Dhe ai do të punojë deri në minutën e fundit. Por tani, tani është koha që ju të bëni pjesën tuaj.
Kush do ta ndihmojë Dr. Berishën të marrë Shqipërinë mbrapsht? Duhet të shkoni të votoni. Duhet të çoni familjen tuaj, fqinjët tuaj, miqtë tuaj, çdo person që njihni, të gjithë duhet të shkojnë të votojnë.
Dhe ju kërkoj, ju kërkoj të gjithëve që të ndaloni për një moment dhe të ktheni kokën nga e djathta dhe nga e majta, dhe të shikoni njerëzit që janë pranë jush. Shikojini në sy. Dhe pyesni veten dhe ata: A jemi gati të bëjmë histori? Përgjigjja është: Po!