Bardhi: Ms. BelaMaf*as u shastis nga fjalët e Berishës, por harroi aferat korruptive qe kane shastisur dhe SPAK
Drejtuesi politik i PD i Qarkut Fier, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook pas deklaratave të Ms. BelaMafias, e cila mesa duket është e shqetësuar për ato ç’ka u thanë në fjalimin e kreut të PD, Sali Berisha në Fier.
Bardhi e ka akuzuar atë se është më shumë e preokupuar me vetveten dhe trajtimin që do të marrë, ndërsa injoron problemet e mëdha financiare dhe abuzimet që kanë ndodhur gjatë periudhës së kaluar.
Në postimin e tij, Bardhi i ka kujtuar Ms. BelaMafias disa nga aferat më të mëdha korruptive, duke theksuar humbjen e miliona eurove në projekte të ndryshme, dhe ka kërkuar që ajo të përballet me pasojat e veprimeve të saj.
Reagimi
Qenka shastisur Ms. BelaMafia nga fjalimi i Sali Berishës në Fier! O Belinda, po ti ke shastisur një SPAK të tërë dhe na bën si e virgjër nga firma.
Ç’nuk ka gjetur SPAK nëpër telefona për Ms. BelaMafian dhe kjo shastiset pse ne do të trajtojmë njësoj me status si minatorët, dhe naftëtarët!
Sa për aperitiv fundjave këto:
[🔗] 50 milionë euro të avulluar tek Tuneli i Llogarasë
[🔗] 180 milionë euro të djegura për shitblerjen e energjisë
[🔗] 45 milionë euro të djegura me “Tigri 1” dhe “Tigri 2”
[🔗] 70 milion euro korrupsion për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Tiranë.
Ms. BelaMafia, lëre Zotin