Berisha mbyll sot fushatën elektorale të PD-ASHM në Tropojë dhe Has

Berisha mbyll sot fushatën elektorale të PD-ASHM në Tropojë dhe Has

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë sot takimet përmbyllëse të fushatës elektorale të koalicionit PD-ASHM në dy qytete në Veri të vendit.

Takimi i parë do të mbahet në Tropojë, në orën 11:00, ku Berisha do të jetë në aktivitetin përmbyllës elektoral për zonën. Më pas, në orën 13:00, ai do të zhvendoset në Has, ku do të mbajë një tjetër takim elektoral përmbyllës për këtë rajon.

Këto takime vijnë në kuadër të përmbylljes së fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në PD-ASHM, përpara ditës së zgjedhjeve.
Njoftimi

Në ora 11:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha do të zhvillojë takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Tropojë.

Share it :