Mediu në Tropojë: Shqipëria është në një udhëkryq, zgjedhjet e 11 Majit janë thirrje për ndryshim

Mediu në Tropojë: Shqipëria është në një udhëkryq, zgjedhjet e 11 Majit janë thirrje për ndryshim

Në takimin e mbajtur në Tropojë, Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, i është drejtuar qytetarëve me një mesazh për gjendjen e Shqipërisë dhe sfidat që po kalon vendi. Ai theksoi se zgjedhjet e 11 Majit nuk janë thjesht një datë, por një mundësi për të ndryshuar fatin e Shqipërisë dhe për të rikthyer dinjitetin dhe lirinë për çdo shqiptar.

Mediu theksoi se Shqipëria është në një udhëkryq të vërtetë, ku populli shqiptar duhet të vendosë për të ardhmen e tij, për respektin ndaj prindërve dhe brezave të ardhshëm. Ai akuzoi qeverinë e Ramës se ka shkatërruar shpresën dhe po shkatërron ekonominë, duke çuar më shumë se një milion shqiptarë në emigracion. Sipas Mediut, Shqipëria nuk është e varfër, por është e vjedhur nga pushtetarët.

Fatmir Mediu: Të dashur motra dhe vëllezër të Tropojës!

Të nderuar kolegë deputetë. Ka qenë gjithmonë nder dhe kënaqësi të jem këtu në Tropojë. Dhe siç e tha dhe prezantuesja, Tropoja është sa hyjnor dhe qiellore, po ashtu dhe tokësore. Është hyjnore dhe qiellore sepse është Tropoja e besimit në Zot, është Tropoja e Shqiponjave.

Është tokësore, sepse është Tropoja e burrave dhe besës. Por, motra dhe vëllezër. Sot Shqipëria është në një udhëkryq të vërtetë, ku duhet të vendosim ne për të ardhmen tonë, për respekt të prindërve tanë dhe fëmijëve tanë dhe për fatin e Shqipërisë.

Zgjedhjet që na presin më 11 Maj, nuk janë thjesht një datë. Ato janë thirrje për të zgjuar çdo shqiptar, për të ndryshuar në emër të dinjitetit, lirisë dhe familjeve tona.

Ekonomia e familjes shqiptare po shkatërrohet çdo ditë. Familjet shqiptare e ndjejnë varfërinë në shpinë. Çmimet rriten. Pagat janë më të ulëtat në rajon. Bizneset mbyllen ose largohen nga Shqipëria.

Taksat janë më të larta dhe vidhen për të pasuruar pushtetarët. Të dashur motra dhe vëllezër, shqipëria nuk është e varfër por është e vjedhur nga pushteti.

Edi Rama ka shkatërruar shpresën për një të ardhme më të mirë për këdo në Shqipëri. Mbi 1 milion shqiptarë janë larguar në këto 12 vite. Emigracioni është plaga më e madhe e shoqërisë tonë. Të rinjtë po largohen. Po largohen për mbijetesë, për një jetë më të mirë. Po largohet truri i kombit. Po shteron energjitë tona më të mëdha që është rinia. Por për Edi Ramën kjo është normale sepse atë e gëzon dhe e lumturon vetëm pushteti dhe vuajtjet e shqiptarëve të ndershëm. Si mendon se ësht i veçantë mbi njerëzit dhe mund të tallet i ti përbuzë ata. Njerëzit e thjeshtë të Tropojës dhe mbarë Shqipërisë.

Ai është i veçantë për të shkatërruar dhe urryer Shqipërinë dhe shqiptarët. 12 vite të gjata të varfërimit dhe shkatërrimit të shqiptarëve. Largimit të pashpresë. 12 vjet mashtrime dhe tallje me shqiptarët. 12 vjet përpjekje për të shkatërruar atë që ne e ndërtuar në vitet 90, pluralizmin. 12 vjet për të shkatërruar opozitën shqiptare, zgjedhje të lira dhe të ndershme. 12 vjet u përpoq të fshijë historinë dhe suksesin e shqiptarëve.

Marrëdhëniet tona me SHBA i ktheu në një qëllim për shkatërrimin e historisë që të gjithë ju e ndërtuat.

Ne të djathtët kemi qenë në anën e drejtë të historisë, në anën e drejtë të kombit sepse historia dhe kombi shqiptar, për ne janë më të vlefshme.

Share it :