Ambasada amerikane në Tiranë publikoi një tjetër mesazh pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 Majit.
Edhe këtë herë, mesazhi vjen nga zëvendëspresidenti i SHBA, J.D. Vance.
Duke folur për demokracinë, J.D. Vance shprehet se ‘ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë’.
Postimi i plote
Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre.” – Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance
