Berisha nga Dibra premton: Brenda javës së parë do të hiqet trau i Rrugës së Kombit, udhëtimi i qytetarëve pa asnjë taksë

Berisha nga Dibra premton: Brenda javës së parë do të hiqet trau i Rrugës së Kombit, udhëtimi i qytetarëve pa asnjë taksë
Një nga premtimet e forta të Berishës është ai heqjes së traut të Rrugës së Kombit dhe autostratës, Thumanë-Kashar.

“PD garanton qytetarët se me ardhjen e saj në pushtet, çdo taksë nga Vermoshi në Konispol do të hiqet dhe nuk do ekzistojë për asnjërën nga rrugën, autostradat e ndërtuara në Shqipëri.

Akti i parë i Ramës ishte se 20 mijë familje të Kukësit u hoqën nga skema e ndihmës sociale si ndëshkim vetëm pse nuk e keni votuar Partinë Socialiste. Ndihma ekonomike ishte e merituar dhe jo abuzive.

Sot Shqipëria ka qindra kilometra autostrada, por tra keni vetëm ju. Kur ne ngritëm punën e traut, na thanë se ka marrë boll Kukësi. Por kjo rrugë i jep Shqipërisë në vit rreth 400 milionë euro fitim vetëm nga Kosova. Kjo rrugë e ka nxjerrë veten që nga ndërtimi i saj deri më sot të paktën dy herë” tha Berisha.

Rruga që ka rikthyer më shumë fitimet se rrugët e tjera. Kurse ky e mban traun. Trau do hiqet javën e parë në aktin e parë të qeverisë demokratike.

Share it :