Çyryk në fëmijëri, rini e pleqëri’/ Shehu-Ramës: Burrat dibranë të mendjes, punës e penës do të të përgjigjen më 11 maj!
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu I ka dhënë përgjigje nga Dibra, kryesocialistit Rama, teksa ky i fundit ka qenë përçmues në deklaratat e tij të bëra gjatë takimeve elektorale atje.
Në fushatën përmbyllëse në Dibër, Shehu tha se ‘Rama ka qenë çyryk në fëmijëri, rini e pleqëri’, ndërsa burrat e mendjes, penës e punës do t’i japin përgjigjen e merituar më 11 maj.
Pavarësisht tentativave dhe kurtheve politike e diplomatike për të goditur opozitën dhe liderin e saj, Sali Berisha, sërish, theksoi Shehu, ia doli të mbijetojë më i fortë se kurrë.
Frymëmarrja në vendlindje ka shenjtërinë e saj. Pas 1 dimri vjen pranvera, pas errësirës vjen drita. Ata që sollën errësirën, ikën, ju që kërkoni dritën jeni këtu. Qeveria e Ramës dhe njerëzit më të poshtër të Shqipërisë dhe diplomacisë, kërkonin ta hidhnin në kanali, por ai ia doli të ngrihet nga ku e kishin hedhur, sepse kishte Zotin me vete.
Së bashku duhet të luftojmë, vendi nga nevojë për ne, pleqtë, gra, burra, nëna, fëmijë. Të punojmë së bashku. Dy fjalë për çyryukun, që ka lindur. Zotrotre ke qenë çyryk në fëmijëri, rini e pleqëri.
Dëgjo këtu mor pizeveng, Dibra e Kastritoit me Elez Isufun, Dibra e mendjes, e pushkës, punës, e besnikërisë do të japë përgjigje. Ti miku i pashiçit do marrësh përgjigjen si ushtrarët e tij që lanë shapkat rrugëve. E ngatërrove Dibrën, me gomat e makinës së Rigels Rajkut. As me ato sejmenë rroku, prgj do e marrësh më 11 maj.