Maturantja në Dibër: Të rinjtë kanë shumë arsye për të votuar PD!
Maturantja, Ikeda Mazari, e pranishme në takimin që PD-ASHM zhvilloi në Dibër, theksoi se të rinjtë kanë shumë arsye se pse duhet të votojnë për Nr.1 me kryeministër Sali Berisha.
Ajo tha se çdo i ri e ka të gabuar ‘që e mendojnë se vota e tyre nuk ka vlerë’, pasi sipas saj, çdo kontribut i secilit sjell ndryshimin në vend, në mënyrë që të mos përdoren vetëm si dekor në fushata elektorale.
“Unë jam Niketa jam 18-vjeç dhe jam votuese për herë të parë. Është bërë e zakonshme fjalia e votuesve, ‘që si do që të votojmë e njëjta gjë do të jetë’. Unë ju bëj thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të mi që vota jonë vlen, vlen për ti dhënë shansin vetes për t’i dëgjuar, vlen për të patur më shumë bursa studimi.
Vlen për të punësuar në bazë të meritokracisë, vlen që ne të rinjtë të mos përdoremi thjesht si një dekor nëpër mitingje por që të angazhohemi seriozisht në kontributet tona. Energjia jonë dhe eksperiencat tuaja na bën vërtet 1-sha. Votoni njishat, votoni të ardhmen, që të rinjtë të rijnë këtu”, tha Mazari.