Skandali me votat nga diaspora/ Franc Nuri: PD-ASHM kërkesë zyrtare në KQZ për hetim mbi votat nga Greqia
Përfaqësuesi ligjor i Koalicionit PD-ASHM në KQZ, Franci Nuri, gjatë konfrerencës për shtyp tha se, në vazhdën të këtij komunikimi publik që dje në darkë, në mbrëmje, ne kemi depozituar në emër të koalicionit Aleanca për Shqipërinë me Dinjitet, kërkesën zyrtare në KQZ me rastet e Greqisë dhe për problematikën e Greqisë.
Ai tha se, është e vërtetë ajo që u tha në fillim të kësaj konference, për një numër prej 6.000 votash që kanë ardhur brenda 24 orëve dhe nga Greqia. Ndërkohë që për gjithë ditët dhe këtë javë, nga fillimi i procesit dhe deri në ditën e djeshme, në total, në shtetin grek, kanë ardhur më pak se 18.000 vota, pra 1/3, 17.700 për të qenë të saktë. Pra, mbi 1/3 e votave kanë ardhur brenda 24 orëve, dhe kjo është një indicie.
Deklarata për shtyp e Franc Nurit
Unë thjesht desha t’ju informoj në vazhdën të këtij komunikimi publik që dje në darkë, në mbrëmje, ne kemi depozituar në emër të koalicionit Aleanca për Shqipërinë me Dinjitet, kërkesën zyrtare në KQZ me rastet e Greqisë dhe për problematikën e Greqisë.
Është e vërtetë ajo që u tha në fillim të kësaj konference, për një numër prej 6.000 votash që kanë ardhur brenda 24 orëve dhe nga Greqia. Ndërkohë që për gjithë ditët dhe këtë javë, nga fillimi i procesit dhe deri në ditën e djeshme, në total, në shtetin grek, kanë ardhur më pak se 18.000 vota, pra 1/3, 17.700 për të qenë të saktë. Pra, mbi 1/3 e votave kanë ardhur brenda 24 orëve, dhe kjo është një indicie.
Shtuar këtu të gjitha ato indicie dhe prova të shumta që ne disponojmë, Partia Demokratike i disponon, i ka bërë publike dhe i ka përcjellë tashmë. Kemi kërkuar zyrtarisht në këtë çështje që të rikthehet në ligjshmëri dhe në shinat kushtetuese procesi i votimit në diasporë, veçanërisht dhe në Greqi, në shtetin grek, për të gjitha këto problematika që sapo u listuan.
Sot, para pak minutash nga nisja e kësaj konference, isha në protokollin e KQZ-së dhe depozitova një shkresë tjetër, një kërkesë tjetër, në emër të koalicionit PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, ku kërkuam zyrtarisht nga KQZ-ja që t’u kërkojë operatorëve postarë të na vënë në dispozicion çdo komunikim, çdo dokument shkrimor që vërteton se vota i ka shkuar zgjedhësit në mënyrë individuale.
Pra, me pak fjalë, kërkojmë provën që vota e dikujt i ka shkuar atij personi dhe ai person ka nënshkruar kundrejt një dokumenti identifikimi – ID ose pasaportë, për marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore me votën brenda, siç kërkon ligji dhe kushtetuta. Dhe ia kemi kërkuar këtë informacion që të vihet në dispozicion para datës 11 maj, me urgjencë. Njëkohësisht, kemi informuar gjithashtu dhe partnerët e OSBE/ODIHR lidhur me këto shqetësime dhe i kërkuam edhe atyre që ta kenë një vëmendje të shtuar ndaj këtij procesi.
Faleminderit!