Pas deklarates se Ulsi Manjes/ Procedohet penalisht kandidati i PD në Lezhë, Gjin Gjoni
Policia e Lezhës ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj Gjin Gjonit, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës.
Procedimi nisi pas një kallëzimi të bërë nga disa mbështetës të Partisë Socialiste.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Gjoni akuzohet për veprën penale të “shpifjes”, pasi ka publikuar në rrjetin social Facebook identitetet e pesë shtetasve, të cilët i akuzon publikisht për blerje votash dhe intimidim të zgjedhësve.
Personat që paraqitën kallëzimin janë shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N., të gjithë përfaqësues apo simpatizantë të Partisë Socialiste, të cilët pretenduan se postimi i Gjonit ka cënuar integritetin e tyre dhe është i pavërtetë.
Ndoshta rastesi por ky procedim vjen menjehere pas deklarates se ministrit dhe i akuzuari i dosjes 184, sot ministri Ulsi Manja