Ndërgjegjja korçare, paralajmërim për fitore madhështore’/ Blushi: Fundi i narko-regjimit, më pranë se kurrë!

Ndërgjegjja korçare, paralajmërim për fitore madhështore’/ Blushi: Fundi i narko-regjimit, më pranë se kurrë!

Kandidati për deputet që garon në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Tedi Blushi u shpreh se referendumi i ndërgjegjes së qytetarëve të Korçës, është një paralajmërim pëer fitore madhështore të opozitës më 11 maj.

Gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës të PD-ASHM në Korçë, Blushi tha se qyteti i mësonjtëores nuk ka qenë më krenare, më e bashkuar dhe më madhështore se sa sot, teksa iu referua masivitetit të qytetarëve në bulevard.

Sipas Blushit, fundi i narkoregjimit është më pranë se kurrë, ndërsa u bëri thirrje korçarëve që të votojnë PD-ASHM më 11 maj.

Kurrë më parë Korça s’ka qenë më krenare, më e bashkuar, më e vendosur e madhështore se sa sot. Ndryshimi nuk pret më, sonte ky referendum i ndërgjegjes dhe dinjitetit të korçarëve paralajmëron fitoren madhështore më 11 maj. 4 ditë që Korça e mësonjtores, e dijes e kulturës të ndahet përgjithmonë nga mediokriteti dhe injoranca përfundimisht.

Të gjithë pensionistët e Korçës, të mos detyrohen më të shkojnë në Maqedoninë e Veriut për të blerë ushqimet, ilaçet e naftën por me pensionin prej 200 euro të jetojnë me dinjitet pleqërinë e tyre në këtë qytet. Edhe 4 ditë që mjekët, mësuesit të jetojnë me dinjitet me pagën e tyre.

Fundi i narkoregjimit kriminal, është më pranë se kurrë. Ky narkoregjim do të shembet si rruga e Korçë- Ersekë, që pesha e korrupsionit s’e mbajti dot më. Më 11 maj vulosim ndryshimin e madh, ku shpërblehet puna e ndershme, për ta kthyer qytetin në yllin e Ballkanit. Më 11 maj i kthejmë Korçës e Shqipërisë, lirinë. Në krah kemi miqtë nga Amerika dhe ato evropianë.

Share it :