Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve në Shkodër që të mos japin asnjë votë për Tom Doshin dhe partitë e reja. Berisha tha se, kush jep vota për këto para, voton për Edi Ramën.
“Ndaj dhe unë u ftoj ju me 11 Maj të votoni ekipin e Luçiano Boçit, e profesor Luçiano Boçit, këta gra e burra që janë krenari për Shkodrën dhe Shqipërinë.
U ftoj të mbështesni këtë ekip se përballë është alternativa e krimit.
Në Velipojë, përfaqësuesit e Pëllumb Gjokës. Në Dajç, të tjerët. Në Dobraç, të tjerët.
Tani u them atyre unë, me datën 12 Maj, qeveria e re do t’u shpallë ju grupe terroriste dhe mos guxoni të kërcënoni qoftë dhe një komisioner dhe një qytetar.
Do të përgjigjeni ashtu siç nuk ua pret mendja.
Dhe mos mendoni se u mbrojnë Edi Rama dhe Benet Beci. Ia mbathin të parët.
Qytetarë të mençur të Shkodrës, u bëj thirrje, asnjë votë për Tom Pazarin.
Asnjë votë. Vota për Tomën është e tëra votë për Edi Ramën.
Toma është skllavi i Edi Ramës.
Kurse ato partitë, o miq, ato partitë që u thonë ju se ne nuk jemi për rotacionin, ato janë maska, ato janë për Edi Ramën.
Po si nuk je ti për rotacionin, largimin e një regjimi që po e zhbën Shqipërinë?
Atëherë ti je një vegël e Edi Ramës.
Asnjë votë për ta.
Miqtë e mi, në Europë shkohet me ideale demokratike.
11 Maji është dita që ju firmosni për integrimin e Shkodrës dhe Shqipërisë në Europë.
Me Edi Ramën shkohet drejt Tom Doshit.
Me Tom Doshin shkohet drejt Edi Ramës.
Me Aleancën për Shqipërinë Madhështore shkohet drejt Brukselit, shkohet drejt Europës, shkohet drejt aleancës me SHBA”, tha Berisha.