Berisha: Chris LaCivita faktor madhor i kësaj fushate fantastike të fitores së 11 majit!
Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, theksoi se Chris LaCivita ka qenë një faktor kyç në suksesin e fushatës së Partisë Demokratike dhe në fitoren që pritet të arrihet më 11 maj.
Sipas Berishës, LaCivita ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në organizimin dhe udhëheqjen e kësaj fushate, duke e bërë atë një nga më të suksesshmet në historinë e opozitës.
Berisha e quajti LaCivita një “faktor madhor” të fitores, duke theksuar se ai ka qenë një element esencial në forcimin dhe mobilizimin e elektoratit të Partisë Demokratike.
“Nga ajo që kam parë, padiskutim. Ai (Chris LaCivita) është faktor madhor i kësaj fushate fantastike dhe i fitores së 11 majit, nuk ka diskutim”, tha Berisha.