Ne ndihme te SPAK/ Nga ish punonjësi i ambasadës tek shoferi i kryebashkiakut! Këlliçi denoncon emrat e ‘terroristëve elektoralë’ në Durrës
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, njëkohësisht kandidati për deputet i PD-së Belind Këlliçi denoncoi sot me emra ata që po intimidojnë, manipulojnë votuesit në qarkun e Durrësit duke i bërë apel SPAK të veprojë.
I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Këlliçi paralajmëroi ‘terroristët elektoralë’ se pas 11 majit do të përballen me forcën e ligjit.
Këlliçi i kërkoi SPAK të veprojë dhe të mos heshtë pasi pikërisht në mes të Tiranës po bëhet hataja me manipulimin e votës.
Ditën e djeshme kam publikuar listat e administratës publike që detyrohen për të gjetur 10 vota për ministrin e brendshëm, Ervin Hoxha se ndryshe humbasin punën.
SPAK u zgjua nga gjumi ditën e djeshme me një lajm që nuk kam parë një gjë konkrete. Thonë se kanë bastisur disa zona në Shkodër, ndërkohë që në mes të Tiranës po bëhet hataja. Ndërsa në Durrës kemi bërë atë që quhet ‘muri i zi’ i emrave të personave që intimidojnë votuesit dhe shantazhojnë
Na ka ardhur një denoncim i detajuar i personave që troç PD i konsideron terroristë elektorale dhe si të tillë dot ë trajtohen nga ligji dhe PD.
Terroristat elektoralë në qarkun e Durrësit
Në lagjen 3, Durres
Romi Shqopa
Në Lagjen 10, Durrës
Gëzim Kosovari e Gjergj Dauti, babai i Geri Dautit kryeinigjinier në UKD
Në lagjen 13, Durrës
Redi Tabaku
Në lagjen 15, Durrës
Fetah Mataj
Në lagjen 18, Durrës
Erjon Koçllari
Elvis Pengili, drejtor Kadastre,
Emiljan Lako
Skerdi Bello
Në Shijak
Saimir Tusha
Jul Balla
Artan Sabri Nurka (Ujësjellësi, Ferma Sukth)
Blendi Shika në Goxhas
Muhamet Miça, Borakë
Vilson Aliaj- Shoferi i kryetarit i Bashkisë
Shkallnur-Arapaj, Durrës
Artur Feta (OSHEE)
Arapaj, Durrës: Indrit Gjoka
Në lagjen 8 në Durrës
Klajdi Senko
Hamdi Vath Lana
Në Romanat
Flamur Gjuzi
Në Itali
Në Rimini, Edmond Kumaraku, i përfshirë në blerje votash. Ish punonjës i ambasadës në Romë. I larguar për korrupsion. Aktualisht drejton një shoqatë në Rimini.
Këlliçi kishte dhe një paralajmërim për ta.
“PD i bën thirrje të gjithë këtyre individëve dhe shokët e tyre në ves në manipulimin dhe vjedhjen e votave. Pas të dielës do të goditeni me forcën e ligjit. Gjithësecili që tenton të kërcënojë e intimidojë qytetarët për të votuar nuk do të ketë mëshirë PD dhe ligji për secilin prej individëve” tha Këlliçi.