Tirana blu! Mijëra e mijëra në shesh për takimin përmbyllës të fushatës së PD

Tirana blu! Mijëra e mijëra në shesh për takimin përmbyllës të fushatës së PD

Vetëm pak minuta para nisjes së takimit përmbyllës të fushatës së Partisë Demokratike, atmosfera në kryeqytet është ndezur. Mijëra qytetarë janë mbledhur në Bulevardin e Ri, pranë ish-Stacionit të Trenit, ku gjithçka duket gati për eventin final të kësaj fushate elektorale.

Fotoreporteri i Syri, Felix Bliani, sjell pamje nga vendi, ku një lumë njerëzish ka mbushur zonën, ndërsa flamuj, pankarta dhe thirrje entuziaste e kanë kthyer sheshin në një det blu. Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë ardhur nga të gjitha anët e vendit për të marrë pjesë në këtë takim që pritet të kulmojë me fjalimet e drejtuesve të forcës opozitare.

Ndërkohë, organizatorët thonë se çdo gjë është përgatitur në detaje.

Share it :