7 mln euro per Giro dItalia dhe katastrofa per te levizur e vuajtja per te arritur ne destinacion! Reklama per shtetin e kapur

7 mln euro per Giro dItalia dhe katastrofa per te levizur e vuajtja per te arritur ne destinacion! Reklama per shtetin e kapur

Po po 7 mln euro na ka kushtur dita e sotme nga nje teke e kryeministrit Rama e qe na shtoi me shume stresin qe na shoqeron cdo dite ne Tiranen qe po behet cdo dite e me shume e pabanueshme nga betoni, mungesa e parkimit, trafikut te cmendur e mos flasim per eren e keqe e rruget qe nuk patrohen kurre vecse nga shiu, e posllekun qe leshon Lana
E pra sot me tasat tona u pagua nje tjeter cmenduri qe na shtoi vuajtjet

Pothuajse çdo orë e kaluar në kryeqytet ka shpërthyer në kolona të gjata trafiku, ndërsa jo vetëm automjetet, por edhe këmbësorët janë detyruar të përballen me kufizime drastike në lëvizjen e tyre.

Ndërsa Giro d’Italia ka bllokuar Tiranën nën lëngim qarkullimi edhe pa të për shkak të kasaphanës ndërtuese të delirit të një njeriu të vetëm në pushtet absolut prej 12 vitesh, shtypi francez është gdhirë i ashpër kundra kryeministrit Rama, një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 11 Majit.

Shqipëria e Edi Ramës është e kapur nga mafia, shndërruar në “makinë e pastrimit të parave nga trafiku i drogës”, “vend i zbrazur, ku jetohet me frikë”, nënshtruar kullave “me financime të dyshimta, ku nuk dihet se kush do të banojë”, “me mbi 185,000 të punësuar në sektorin publik, të frikësuar se mos humbasin vendin e punës nëse nuk votojnë partinë punëdhënëse”.

Liberation”, gazeta e njohur franceze në kryetitull cilëson: “Zgjedhjet Legjislative: Në Shqipëri, fushata proevropiane e një kryeministri gjithnjë e më autoritar”

“Ouest France”, gazeta më emadhe e gjithë fasadës perëndimore atlantike franceze, shkruan: “Shqipëri: Rama i palëkundur, pavarësisht skandaleve”.

Jean Arnault Derense, gazetari i njohur francez përforcon në artikull idenë se pavarësisht skandaleve të mëdha për korrupsion dhe dyshimeve për financimin e dyshimtë të projekteve të mëdha në kontekstin e trafikimit të drogës, Edi Rama ende ndihet favorit. Aeroporti i Vlorës komsiderohet inaugurim elektoral i një projekti ende të papërfunduar, i rrezikshëm, i panevojshëm.

Mafia shqiptare, aktor kryesor në Europë fshihet pas kullash e projektesh madhore.

E merr përkrahjes e Italisë, duke ngritur qendra pritëse për emigrantët, që nuk i do Europa.

Nga Shqipëria iket.

Shqipërisë i shkatërrohet bregdet e natyrë për projekte të dyshimta.

Sa u pagua Giro d’Italia?

7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve.

Me poshte video

Share it :