Belind Kellici denoncon me fakte dhe foto/ Ky person po prish procesin zgjedhor dhe ushtron presion mbi komisioneret
Ky është banditi elektoral Ilirjan Engjëlli, i cili ka uzurpuar prej orësh ambjentet e shkollës Skënder Luarasi. Me preteksin se është Administrator i Njësisë nr.11 Tiranë (Laprakë), ky delinkuent nuk pranon të largohet nga ambjentet e kësaj KQV-je, duke ushtruar presion mbi komisionerët dhe duke tentuar të prishë proçesin zgjedhor.
I bëjmë thirrje menjëherë TASK FORCE të SPAK dhe Policisë së Shtetit, të marin masa të menjëhershme për të parandaluar çdo konflikt të mundshëm apo tentativë për manipulim të proçesit zgjedhor.
PD zotohet se do ti trajtojë të gjithë këta individë si terroristë elektoralë dhe do përgjigjen para ligjit!