Denoncimet e forta për krimet zgjedhore nga Partia Demokratike dhe heshtja e SPAK

Denoncimet e forta për krimet zgjedhore nga Partia Demokratike dhe heshtja e SPAK

Partia Demokratike ka denoncuar disa raste të blerjes së votave dhe manipulimeve të tjera zgjedhore që po ndodhin në disa zona të Shqipërisë.

Sipas denoncimeve të bëra nga anëtarët e opozitës, në Ksamil po shiten vota nga një punonjës i policisë, ndërsa një tjetër person po kërkon vota drejtpërdrejt nga qytetarët.

Po ashtu, në Laprakë thuhet se po përgatiten dy qytetarë për të votuar, edhe pse ata nuk janë banorë të zonës, ndërsa në Florida fletët e votimit nuk po dërgohen në adresat e sakta.

Ndërkohë, Tonin Lazer Kuka, nga fshati Krajen, është akuzuar se po shpërndan 100 euro për të blerë vota, duke përdorur mashtrime ndaj qytetarëve

Këto denoncime kanë mbetur pa përgjigje nga SPAK, i cili nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave të rëndësishme për integritetin e procesit zgjedhor.

Rastet e denoncuara:

  1. Tonin Lazer Kuka fshati Krajen është duke shpërndarë 100 euroshe duke I gënjyer
  2. Në Ksamil po shiten votat nga një punonjës policie. Ndërkohë I njëjti person polic, më kërkoi votën drejtpërdrejt
  3. Në zonën e Laprakës, zona 11, flitet se do të vijnë të votojnë dy zonja socialiste të cilën kanë votuar njëherë në Greqi. U bëj thirrje vëzhguesëve të jenë vigjilentë.
  4. Në Florida, fltetët e votimit nuk po shkojnë sipas adresave të sakta. Ky nuk është vetëm një rast, por shumë herë I përsëritur.
Share it :