Kreu i PD: Krimineli elektoral Gentian Berberi shpërndan lekë për vota me furgon policie

Kreu i PD: Krimineli elektoral Gentian Berberi shpërndan lekë për vota me furgon policie

Kreu i PD, Sali Berisha në një postim në Facebook, ka ndarë një denoncim serioz për një krim elektoral të ndodhur në Kukës.

Sipas denoncimit të qytetarit dixhital, Gentian Berberi, një person i lidhur ngushtësisht me strukturat e policisë dhe nën akuzën e narko-komisarit, ka shpërndarë para në këmbim të votave.

Denoncimi thekson se Berberi ka përdorur një furgon policie për të shpërndarë paratë, duke ushtruar presion mbi bizneset që të mbështesin kandidatin e PS, me udhëzimet e Edi Ramës.

Ky është një akt i dënueshëm dhe kreu i PD ka kërkuar nga organet përkatëse të marrin masa ndaj këtij krimi elektoral.

Postimi i plotë:

Krimineli elektoral Gentian Berberi ndan lekë me furgon policie.
Dënoj me forcën më të madhe krimin e shëmtuar të narko-komisarit Berberi.
[📩] Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje dr drejtori i policise se qarkut te Kukesit pas presionit qe ka bere mbi bizneset qe te votojne per kandidatin e PS me urdher te Edi Rames ka dal hapur dhe shperndane lek per vote me furgon policie. Ju lutem denoncojeni kete kriminel!

Share it :