Xhaferri: Policia procedon Gjin Gjonin për kërkimin e votës, një veprim politik për të frikësuar opozitën

Xhaferri: Policia procedon Gjin Gjonin për kërkimin e votës, një veprim politik për të frikësuar opozitën

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar ashpër në lidhje me veprimet e Policisë së Shtetit dhe procedimin ndaj Gjin Gjonit.

Në një postim në Facebook, Xhaferri ka denoncuar veprimet e fundit të policisë, e cila, sipas tij, ka referuar Gjonin në Prokurori për një “krim të rëndë” pasi ky i fundit kërkoi votën e një qytetari në shtëpi.

Xhaferri thekson se kjo është një tentativë për të shpërndarë akuza të pabaza dhe të përdorura politikisht, ndërsa kërkon që Policia e Shtetit të lirohet nga ndikimi i grupeve kriminale dhe politikës.

Ai gjithashtu e lidh këtë situatë me ngjarjet e ngjashme në Dibër dhe apelon për mobilizim të gjerë në zgjedhjet e 11 majit, për të sjellë ndryshimin në vend.

Postimi i plotë:

Policia e Shtetit pasi procedoi pak ditë më parë Gjin Gjonin se nuk lejoi zyrtarët e administratës të blinin vota në Lezhë sot e paska referuar në Prokurori Gjin Gjonin për krimin e rëndë se i ka kërkuar votën një qytetari në shtëpi.

Personalisht kam trokitur në mijera dyer këtë muaj! Duhet të marrë mijera kallëzime!

Ky standard i paprecedentë i vendosur nga Policia e Ervin Çyryk Hoxhës që është ngujuar në Njësinë 1 në Tiranë në tentativë të dëshpëruar për të blerë vota, dëshmon edhe njëherë se çlirimi i kupolës së Policisë Shtetit nga pengjet e bandave dhe të politikës është emergjencë.

E njëjta gjë ndodhi në Dibër ku Xhemal Gjunkshi përfundoi në SPAK se ndaloi bashkë me demokratët në Maqellarë blerjen e votave me paratë e tenderave publik.

Këtë sekt kriminal asgjë nuk e shpëton nga ndëshkimi nesër kur qytetarët shqiptarë do shporrin Edi Ramën siç shporrën Ramiz Alinë.

Nesër në 11 Maj dilni masivisht në votime për ti sjellë Shqipërisë ndryshimin dhe për ti rikthyer shqiptarit dinjitetin.

Share it :