Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

0
104

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur, e ngjashme me atë që ndodhi me BILD.

Manjani tha se Rama është çakërdisur, jo për Engjëll Agaçin, por sepse iu përmend i vëllai.

“Është një gjë e bukur të shohësh Edi Ramën të çakërdisur, kishim kohë që nuk e kishim parë, i është prishur qetësia, në kuptimin e imazhit mediatik. i vjen nga një sulm personal, nuk e ka çakërdisjen për Engjëll Agaçin, por se iu përmend vëllai aty. Ishte një denoncim publik me të dhëna, me detaje, është i kopsitur, ka një logjikë që nuk e hedh dot poshtë kollaj”, tha Manjani.

Manjani tha më tej se Edi Rama ka një çelës suksesi për dominimin e jetës publike në vend dhe ky çelës është propaganda.

“Ky është suksesi i Edi Ramës, propaganda, helm masiv ndaj njerëzve, që ky të marri vota. Dhe ky program e çarmatos Edi Ramën. Këto lloj emisionesh të zhveshin propagandën. Ata nuk e kanë bërë që të na ndihmojnë ne, por kanë investiguar marrëveshjen Rama-Meloni që i kushton taksapaguesve italianë miliona euro”, tha Manjani për “A Show”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here