Meta: Agaçi, shefi i vërtetë i SPAK-ut dhe torrollakut që jep intervista off record

0
92

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar shpalljen e pavlefshme të mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës, duke e konsideruar si rast flagrant të kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga Narkoshteti, Ramaforma, dhe mafia ndërkombëtare.

Meta tha se ky është një skenar i mirëmenduar dhe me regji të paracaktuar, ku sipas tij, ndodhi ditën e inagurimit që kryeministri Edi Rama i bëri tunelit të Llogarasë. Ai sulmoi dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, duke e konsideruar burgosjen e Belerit si politike dhe se e penguan me urdhër betimin e tij.

Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se Engjëll Agaçi është shefi i vërtetë i SPAK-ut, dhe këtij torrollakut, që jep intervista off record, duke iu referuar Altin Dumanit. Sipas Metës, ishte pikërisht Agaçi që edhe për rastin e Himarës, urdhëroi, koordinoi personalisht dhe vuri në zbatim çdo hap procedurial në funksion të projektit kriminal të Edi Ramës, i cili sipas tij, pasi rrëmbeu dhe burgosi Fredi Belerin tani ka për objektiv të rrëmbejë të gjthë Himarën.

Ilir Meta: Fillojmë këtë mbledhje të Kryesisë. Nuk mund të rrija pa theksuar flagrancën ku është kapur narko-shteti i Edi Ramëës, dhe Dum-dumanëve të tij, që ka të bëj pikërisht me shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Të cilin, pasi e penguan të betohej duke e burgosur politikisht, si dhe pasi dekretuan rrufeshëm datën e zgjedhjeve në Himarë brenda 2 orëve, pa pritur afatin e apelimit, përkundrazi duke caktuar datën e zgjedhjeve, ditën e fundit të ankimimit, që tregon provën e radhës se kapjes totale të shtetit dhe të drejtësisë nga Narkoshteti dhe Ramaforma, dhe mafia ndërkombëtarë që pastron paratë në vendin tonë.

Institucionet e pushtetit që nuk reagojnë me kaq urgjencë, në rastet e emergjencave kombëtare, si në rastin e tërmetit tragjik, apo zoti Tedi  që e paralajmëruam me shkrim, dhe bënin shaka nëpër mediat e tyre të blera.

Apo, në rastin e Covid-19, ku shteti thuajse nuk ekzistonte për ditë të tëra, u ngritën në këmbë brenda pak orësh për të vënë në zbatim projektin kriminal të Edi Ramës për rrëmbimin me çdo kusht, jo thjesht  të mandatit legjitim të Fredi Belerit, I cili u rrëmbye publikisht dy ditë para zgjedhjeve dhe I cili është  një i burgosur politik i Narkoshtetit dhe Ramaformës, falë të cilave ai edhe u zgjodh edhe eurodeputet.

Sipas një skenari të mirëmenduar dhe me regji të paracaktuar, e gjithë kjo maskaradë ndodhi pikërisht në ditën kur Rama inaguronte tunelin e Llogarasë, një tjetër vepër super korruptive, që u inagurua jo në funksion të turizmit siç u propagandua, por në funksion të fushatës të zgjedhjeve të parakohshme në Himarë, dhe në funskion të përshpejtimit të pastrimit të parave në Himarë, si lavatriçen e Edi Ramës.

Keni qenë ne rrugën e Vaut të Dejës për në Koman, a keni qenë? A e keni parë se si është plot me autobuzë, me turista, plot me të huaj, apo jo, a keni parë?

Çfarë gjendej është ajo rrugë? Kriminale, kriminale. Sepse, në Tropojë në zonat e tjera të mrekullueshme atje, ku shkojnë aq shumë turista të huaj apo jo, ky nuk ka mundësi të bëj rezorte, të pastroj lekë, edhe veprimtari të tjera kriminale.

Ndërsa Himara I duhet patjetër, jo se do ta mbroj nga grekët, se detin ky ia ka dhënë me firmë e vulë atyre, siç e dinë të gjithë, dhe nga kjo përgjegjësi nuk do të shpëtojë kurrë ai. Lulzim Basha si Ministër i Jashtëm, që e ka bërë këtë akt si Ministër I Jashtëm, dhe Dum-Dumani i tyre I diplomacisë.

Gjithçka e mirëpërcaktuar dhe e mirëkoordinuar sipas regjisë, gjithashtu të ekzekutuar personalisht nga Sekretari Gjeneral i Kryeministrit, Engjëll Agaçi, ose ndryshe koordinatori gjeneral Liçit, I cili është shefi i vërtetë i SPAK-ut, dhe këtij torrollakut, që jep intervista off record.

Dhe ishte pikërisht Agaçi që edhe për rastin e Himarës, urdhëroi, koordinoi personalisht dhe vuri në zbatim çdo hap procedurial në funksion të projektit kriminal të Edi Ramës, I cili pasi rrëmbeu dhe burgosi Fredi Belerin tani ka për objektiv të rrëmbejë të gjthë Himarën.

Këtë urgjencë proceduriale, tipike për regjimet autoritare, që nuk pyesin për ligje dhe Kushtetutë, e kemi konstatuar edhe në shumë rastë të tjera, sidomos në rastin e miratimit brenda 2 orëve nga Edi Rama të 17 vendimeve për inceneratorët që nuk egzistojnë, për të cilën SPAK-u torrollaku e ka qepur gojën, dhe as guxon t’i përmendë emrin Kryeministrit, jo më ta thërrasë njëherë, jo më ti vendos prangat, kur të gjitha faktet janë atje, bashkë dhe me letrën e drejtorit në Kryeministri, që këto ishin akte të paligjshme, bashkë me kundërshtime e ministrave të Financës, dhe ministra të tjerë të asaj kohe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here