Michael Rubin, ish-zyrtar në Pentagon, në një intervistë ekskluzive për SYRI TV me Armela Ferkon, është ndalur edhe te afera Rama-McGonigal, ku ky i fundit u dënua për korrupsion nga kryeministri shqiptar, nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij.
Pyetjes se a duhet të ketë më shumë informacion pas dënimit të McGonigal nga drejtësia amerikanë, Rubin theksoi se ‘tani që është dhënë dënimi dhe kjo çështje përfudoi me dhënien e dënimit, nqs drejtësia shqiptare ka qënë e interesuar për hollësitë e çështjes, nqs ka kërkuar bashkëpunimin e personave nën hetim, patjetër që Edi Rama ka diçka që po fsheh’.
Intervista
Ferko: Për dosjen e Uashingtonit, McGonigal ne dimë që është shpallur fajtor, ka pranuar se është korruptuar nga shqiptarët dhe madje u zbuluar linja e komunikimit që shkonte deri te kryeministri Rama. Kur ka një dënim ndaj personit që korruptohet, a duhet të ketë më shumë informacion edhe për korruptuesin në këtë rast?Rubin: Do të ishte një kërkesë e natyrshme dhe e arsyeshme. Tani që është dhënë dënimi dhe kjo çështje përfudoi me dhënien e dënimit, nqs drejtësia shqiptare ka qënë e interesuar për hollësitë e çështjes, nqs ka kërkuar bashkëpunimin e personave nën hetim, patjetër që Edi Rama ka diçka që po fsheh dhe me siguri që nuk mund ta bëjë këtë kërkesë.
Kur nuk keni zgjedhje që nuk i bëjnë politikanët përgjegjës, shtypi i lirë i bën këta politikanë përgjegjës. Mbase Edi Rama ka diçka për të fshehur, mbase nuk ka, por nqs atij nuk i vijnë pyetjet nga diplomatët dhe nga gjyqtarët, pyetjet atij duhet t’i vijnë nga Gazeta Reti