Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, është komanduar si kryetare e bashkisë pas arrestimit të Erion Veliajt. Mbetet e paqartë se si është bërë ky kalim pa mbledhje e votim të Këshillit Bashkiak.
Sot rreth orës 18:00, kryeministri Edi Rama ishte në ambientet e bashkisë, ku zhvilloi një mbledhje me stafin drejtues.Kjo ishte vizita e dytë e Ramës në bashki pas asaj që bëri paradite.