Dëshmia e dëshmitarit që SPAK refuzon ta pyesë

Nga Gent STRAZIMIRI

I mblodhi dje në shesh, të organizuar në kuadrate në një formë parade të ulur.

Të bindur, të disiplinuar, të heshtur si në një funeral por, të vendosur si përpara një betimi të përzishëm bash në momentin kur vajtoci qan xhenazen pranë gropës së hapur.

E bëri për të treguar që nuk është i vetëm, që i mbledh me një sms, që i përgjigjen me një sms, që i mban aq sa të dojë, ku të dojë, deri në sms- në e radhës.

Mblodhi të tërë keqbërësit dhe të sunduarit përmes tyre, prej tij, në një mexhlis mu në mes të vendit për të dhënë një provë force:

* jemi shumë, jemi të bashkuar, jemi të vendosur të rezistojmë.

Deri në fund!

Dje ishte kujdesur që në morinë e madhe të “ushtarëve” të paguar prej taksave tona, në radhët e para të kishte të ulura femra me fytyra të hijëshme, të veshura mirë, të mirëmbajtura, të cilat qëndruan të palëvizëshme nën erën e acartë, heroikisht deri në mavijosje, pavarësisht trukut profesional.

E dëgjuan deri në fund, me një bindje e disiplinë të stampuar në fytyrë, pavarësisht fekaleve orale që u derdhi mu në fytyrë, live, publikisht, edhe pse drejtuar opozitës, “Amerikës” apo SPAK-ut.

Një provë e dëshmi – pushteti absolut, kontrolli absolut, sundimi absolut, të pakontestuar e të pasfiduar deri tani nga askush!

As dje!

“Show” mbaroi dje por, “SPAKtakli” vazhdon!

Vazhdon, sepse nga dje, SPAK ka dëshminë në vetë të parë, nga vetë krye-dëshmitari,, se kush është kreu i absolut i bandës, e cila i shërben me një dedikim absolut dhe disiplinë klerikale.

Nga dje, SPAK ka dëshminë publike, (së cilës i fshihej si djalli temjanit), se operacioni i “mikrokirurgjisë-estetike” në këtë kadavër të inkapsuluar nën omertà, është i pamundur.

Që, nëse vërtetë do të donte të ndëshkonte të pandëshkueshmit, do të duhej të kishte bërë një operacion të “kirurgjisë masive”, duke nisur nga koka, nga origjina e metastazave të krimit dhe korrupsionit në trupin e cfilitur të shtetit.

Po SPAK ka vendosur të bëjë “SPAKtakël”, jo drejtësi.

Njësoj si ky, “dëshmitari” që SPAK refuzon ta pyesë e që, dje duke folur për pafuqinë e drejtësisë, demonstroi pushtetin absolut, drejtimin absolut, fuqinë absolute, mbi organizatën më të madhe kriminale, korruptive në historinë e njerëzimit.

SPAK YOU

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *