Paloka: Gjyqtari i çështjes Veliaj është aty prej Fatmir Xhafajt, që është lidhja direkte në PS me kryebashkiakun
Deputeti i PD-së, Edi Paloka në një intervistë në Ora News u shpreh se gjyqtari që është caktuar për çështjen Veliaj është aty prej Fatmir Xhafajt që është lidhja direkte në PS me Veliajn.
Paloka: Nëse është bërë thirrje për këtë sigurisht është bërë për faktin se ata që përdorin Tik Tok janë mosha e re dhe mbase pse jo edhe ata duhet në një farë mënyre të protestojnë kur shohin që një padrejtësi bëhet.
Është një nga aktet që tregon se gjithnjë e më shumë po shkojmë drejt një forme jo vetëm të censurimit të mediave por drejt një diktature.
Edhe protesta edhe thirrja që iu është bërë adoleshentëve apo nxënësve lidhet që reagimi duhet të jetë mbarëqytetar.
Një pjesë e drejtuesve politikë që ishin caktuar që në fillim, ishin drejtues politike dhe nuk morën pjesë ne primare dhe do jenë në listat e mbyllura.
Shpërndarja nëpër qarqe ende nuk ka diçka të mbyllur pasi janë diskutimet me aleatët.
Do ketë edhe lëvizje brenda listave tona kështu që asgjë nuk është mbyllur akoma.
Nuk ka asgjë të mbyllur dhe janë duke u diskutuar akoma. Unë do doja që gazetarët të mos ishin fare në atë takim të avokatëve të Veliajt se është një shpifsirë propagandistike. Ju e dini mirë që Veliaj nuk ka dalë kurrë para gazetarëve.
Ky njeri nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie normale me gazetarët, përkundrazi I ka kërkcënuar kur I kanë dalë kundër e I ka dhunuar me të gjitha format.
Fakt është që presioni që iu bëhet prokurotit e gjyqtarit që ditën e parë që Veliaj është pas hekurave ka vetëm një synim drejtim të prokurorit direkt.
E gjithë strategjia që ka ngritur avokatët kantë tentuar ta personalizojnë përplasjen e Veliajt me prorkurorin Dado.
Presioni synon lirimin e Veliajt. Gjyqtari që është caktuar e dimë shumë mirë që është aty prej Fatmir Xhafajt e cila është lidhja më direkte në Rilindjen në PS me Veliajn.