Klodiana Lala ngre alarmin/ Landfilli i Sharrës drejt mbylljes, Tirana do të përmbyset nga plehrat
Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur alarmin sa i përket gjendjes në landfillin e Sharrës.
E ftuar në MCN TV, gazetarja u shpreh se kapacitetet e landfillit janë duke u ezauruar dhe landfilli është drejt mbylljes.
Ajo tha se ekziston rreziku i lartë është që Tirana do të përmbyset nga plehrat.
Gazetarja tha se janë hedhur miliona euro dhe përgjegjësit e vërtetë nga kanë dalë para SPAK-ut.
“Kapacitetet e landfillit janë duke u ezauruar. Landfilli i Sharrës është drejt mbylljes. Ekziston rreziku i lartë se do të përmbyset nga plehrat. Kjo kërkesë tregon që qeveria Rama e ka çuar deri në atë pikë situatën sa gjithë qarku i Tiranës do të përmbytet nga plehrat. Kompania u kërkon bashkive të qarkut të bëjnë ndarjen e mbetjeve në burim.
Qytetarët duhet të ndajnë mbetjet dhe të kenë koshat e caktuar. E vetja bashki që foli ishte e Vorës dhe thanë që ishte e pamundur nuk kemi kapacitete njerëzore, financiare dhe e vetma mundësi që po propozojmë është që të hapim një landfill të vjetër.
Unë po them kanë iku miliona dhe landfilli po mbyllet SPAK nuk ka çuar përgjegjësit e vërtetë para drejtësisë”, tha Lala